Ish-deputeti socialist Armando Prenga i ka shpëtuar një atentati me armë këtë të mëmrkurë në aksin Laç-Patok. Ishte vetë Prenga që ka njoftuar policinë dhe ka bërë denoncimin se u qëllua tre herë me pistoletë teksa ecte me makinë nga një tjetër mjet në lëvizje. Policia ka shpallur në kërkim Fatbardh Ismailin 29 vjeç si personi i dyshuar se tentoi ti bëjë një atentat ish deputetit socialist.

Burime të policisë thanë se nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar, ndërsa ngjarja dyshohet se e ka zanafillën një ditë më parë në një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin aty ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit Islam Ismaili si vëzhgues i ‘Bashkë Fitojmë’, por me profesion avokat.

Sherri në KZAZ nisi për dy vota të kontestuara deri në përplasje fizike mes vëllait të Armando Prengës, Arben Prenga dhe Islam Ismailit duke u përfshirë edhe të tjerë përfaqësues të partive. Avokati Ismaili ka bërë kallëzim në polici se Prenga dhe komisioneret e PS e kanë goditur me grushte duke i ndarë policia e cila nuk ka shoqëruar asnjë nga personat e përfshirë në konflikt. Ngjarje e filmuar nga kamerat e KZAZ. Sipas dëshmisë së dhënë nga Islam Ismaili ai është kërcënuar teksa ishte duke pirë kafe që të mos merrej me fushatë se do të ketë pasoja.

1684333719_ArmandoprengaishdeputefiPS.jpg

 

Armando Prenga

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
Atentati ndaj ish deputetit të PS-së në Fushë-Kuqe, autori është djali i vëzhguesit të ‘Bashkë Fitojmë’

1684337620_1684333719ArmandoprengaishdeputefiPS.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me atentatin e bërë këtë të mërkurë në Kurbin ndaj Armando Prengës. Në fakt sherri Prengës dhe të atit të autorit nisi në KZAZ-në e Kurbinit, Islam ismajli ishte vëzhgues i koalcionit Berisha-Meta. Konflikti nisi për dy vota të kontestuara.