-
Atentat ish deputetit të PS-së, shpëton mrekullisht pas të shtënave! Në kërkim autori, i biri i vëzhguesit të 'BF' në Kurbin (EMRI)
Ish-deputeti socialist Armando Prenga i ka shpëtuar një atentati me armë këtë të mëmrkurë në aksin Laç-Patok. Ishte vetë Prenga që ka njoftuar policinë dhe ka bërë denoncimin se u qëllua tre herë me pistoletë teksa ecte me makinë nga një tjetër mjet në lëvizje. Policia ka shpallur në kërkim Fatbardh Ismailin 29 vjeç si personi i dyshuar se tentoi ti bëjë një atentat ish deputetit socialist.
17 Maj 2023, 16:15