Policia është vënë në kërkim të një personi i cili ka qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinë në autostradën Durrës-Tiranë.
"Më datë 10.08.2021, në orën 01:45, në autostradën Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri”, thotë policia.
Ende nuk ka detaje mbi shkaqet dhe se si ka ndodhur ngjarja . Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Komento