KAMËZ - Një 18-vjeçar u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia pasi dyshohet se është autor i të shtënave me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh, që në momentin e sulmit ka qenë i mbyllur.
Policia njofton se i riu me iniicalet R.M. është arrestuar rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, teksa tentonte të largohej.
Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar, ndërkohë që mbeten të paqarta arsyet e të shtënave.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.
Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.
Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente









