Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori në Kurbin

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori në Kurbin

Foto ilustruese

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori që ka qëlluar me armë zjarri në Kurbin gjatë ditës së sotme, pas një konflikti.

Sipas policisë në fshatin Adriatik, personi me iniciale A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku bënë identifikimin e autorit të dyshuar dhe tashmë janë vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar 

Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin  shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë  shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e  sekuestrimin e  armës së zjarrit  me të cilën ka qëlluar në ajër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal