SHKODËR- Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar dje në qendër të Shkodrës pranë gjimnazit "28 nëntori". 49-vjeçari Agron Mahmuti ka qëlluar me pistoletë drejt një grupi fëmijësh që loznin në lulishte. Fatmirësisht plumbi nuk kanë kapur asnjërin prej tyre, por ka përfunduar në verandën e një lokali.

Burime për Report Tv thanë se Agron Mahmuti që njihet dhe me emrin Agron Mehmeti rreth orës 18:00 teksa lëvizte me biçikletë është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku ndodheshin fëmijët dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. Mësohet se fëmijët e moshës 13 vjeçare një ditë më parë ishin konfliktuar me të djalin e autorit. 49 vjeçari ka shkuar për tu sqaruar, por ka nxjerrë armën dhe fillimisht ka goditur një fëmijë me qytën e pistoletës dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre me një plumb. Ata kanë arritur të largohen pa marrë lëndime. Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet edhe gëzhoja dhe gjurmën që ka lënë në vetratën e lokalit. Paraditen e kësaj të hënë, 49-vjeçari është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës.

Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të 13-vjeçarit, sekuestrohet arma e autorit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka sekuestruar pistoletën me të cilën Agron Mahmuti, qëlloi 13-vjecarin, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili nuk ka marrë dëmtime.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Ora 10:22
Qëlloi me armë në drejtim të fëmijëve, vetëdorëzohet 49-vjeçari

Një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh pasi këta të fundit ishin konfliktuar me të birin e tij. Vetëdorëzohet në polici 49 vjeçari Agron Mehmeti