Qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së 64-vjeçarit në Fier, arrestohet Martin Çrraga

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së 64-vjeçarit në Fier, arrestohet Martin Çrraga

Foto ilustruese

Andrea Martin Çrraga është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim sepse qëlloi me armë në drejtim të makinës së 64-vjeçarit M.S, pas një konflikti mes tyre, një natë më parë. Policia u vu në ndjekje të autorit i cili duke përfituar nga errësira ka arritur të fshihej në pyll dhe të strehohej më pas në një banesë të pabanuar të një familjari të tij. Pas ndjekjes u bë e mundur ditën e sotme kapja e tij dhe gjetja e armës me të cilën ka gjuajtur 30-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi Andrea Martin Craga  30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., pasi qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip "Ford" në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, është larguar nga vendngjarja.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" i shtetasit Andrea (Martin) Çrraga, 30 vjeç, banues në Petovë, Fier, i dënuar më parë për vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë