Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo", mendimtar dhe bibliofil. Autori u vlerësua për veprën më të mirë në fushën e publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022.
Fituesja e vitit të shkuar është Lea Ypi, e cila i kaloi Ben Blushit "stafetën" e një çmimi që vlerëson sa mprehtësinë e mendimit aq edhe bukurinë e gjuhës. Çmimin e Ben Blushit e mori djali i tij, Nik Blushi.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti uron finalistët si Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze për përpjekjen e përditshme në fushën e letrave dhe jurinë e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa për përkushtimin.

