Policia e Durrësit ka arrestuar 44-vjeçarin Saimir Meta i cili teksa po qarkullonte me makinën e tij, si pasojë e një konflikti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së E.Sh 29 vjeç.
Ngjarja nga e cila nuk ka mbetur asnjë person i lënduar është shënuar në lagjen nr.15 në Durrës.
Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pasi qëlloi me armë ndërsa policia e ndoqi dhe për pak minuta bëri të mundur arrestimin e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.