Policia ka nisur hetim ndaj një 15-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme ka ngritur alarm paniku te banorët e “Fushës së Aviacionit” në Tiranë, pasi qëlloi me armë zjarri.

I mituri ka qëlluar në ajër nga një automjet të cilin e drejtonte pa patentë. 

Grupi hetimor i cili mbërriti në vendngjarje mbrëmjen e djeshme, në cilësinë e provës materiale sekuestroi një gëzhojë.