Qëlloi me automatik pas ndërrimit të viteve, arrestohet 42-vjeçari në Burrel! Policia i gjen dinamit dhe kapsolla detonatore

Qëlloi me automatik pas ndërrimit të viteve, arrestohet 42-vjeçari në Burrel! Policia i gjen dinamit dhe kapsolla detonatore

Automatiku, fishekët dhe dinamiti i sekuestruar

Policia e Burrelit ka arrestuar një 42-vjeçar me inicialet G.K., ndërsa ka proceduar penalisht një 21-vjeçar me inicialet M.K., pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pak minuta pas ndërrimit të viteve.

Mësohet se blutë e Matit kanë sekuestruar armën e zjarrit automatik, 35 fishekë, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i G.K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj M.K., të dy banues në Burrel.

Njoftimi i Policisë

Qëlluan me armë zjarri në ajër pak minuta pas  ndërrimit të viteve,  falë  reagimit të menjëhershëm të Policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohet  arma e zjarrit  automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit, dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme  në Komisariatin e Policisë Mat, gjatë patrullimeve dhe kontrollit të zonës me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, rreth orës 00.20, datë 01.01.2022,  në lagjen "Drita", Burrel,  kanë dëgjuar  të shtëna armësh dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është bërë ndërhyrja e shoqërimi në Komisariat i shtetasve G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se këto dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shterasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb