Gjatë paradites së sotme një 14-vjeçar në Kurbin ka qëlluar me breshëri me një armë zjarri automatik, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Pas njoftimit nga banorët e zonës, policia e shtetit mbërriti në vendngjarje në kohë, duke bërë të mundur neutralizimin e të miturit D.T banues në Mamurras dhe arrestimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik më të cilën i mituri qëlloi në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.