Policia e Tiranës ka vënë në hetim një 20-vjeçar, pasi ka qëlluar me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve në oborrin e një shkolle.

Sipas policisë ka nisur procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, pasi një ditë më parë, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.

Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.