Një 39-vjeçare është plagosur rëndë nga një sulm me thikë nga ish i dashuri i saj me origjinë nga Kosova në Vjenë mbrëmjen e së premtes.
Sipas raportimit 39-vjeçari nga Kosova ka pikasur ish-partneren para shtëpisë së saj dhe e ka goditur me thikë. Ata ishin në të njëjtën moshë.
Gruaja ka pësuar prerje të shumta dhe plagë me thikë në shpinë dhe shpatull. Ajo u dërgua në spital për shërbim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton gazeta gjermane.
Në momentin kur një kalimtar i rastësishëm ka parë ngjarjen dhe ka lajmëruar policinë, i dyshuari e ka lëshuar gruan dhe ka ikur. Zyrtarët e njësisë speciale Wega arrestuan 39-vjeçarin pranë vendit të krimit.
Autori i plagosjen ka refuzuar të dëshmojë, ndërsa autoritetet austriake po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes.