Qëlloi me vezë në makinën e
Gruevskit, dosja Çapja në Gjykatë

Qëlloi me vezë në makinën e <br />Gruevskit, dosja Çapja në Gjykatë
TIRANE - Prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen në ngarkim të Taulant Capës, 21 vjeçari që qëlloi me vezë dhe domate në drejtim të makinës së kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Prokurori Gjon Kodra theksoi se pas pyetjes së shumë personave që kishin dijeni rreth kësaj ngjarjeje, nga hetimet ka rezultuar se gjatë vizitës së kryeministrit Gruevski në Tirane, Taulant Capa ka takuar një shokun e tij, që e ka njoftuar se do të hidhte disa vezë për të fyer kryeministrin maqedonas, për shkak të diskriminimit të faktorit shqiptar në Maqedoni.

Sipas Prokurorisë këto veprime Taulant Capa i ka kryer spontanisht dhe jo të organizuara.

Për plotësimin e kësaj dosje Prokuroria ka marrë në pyetje edhe shefin e policisë së komisariatit numër 1 dhe vartësit e tij, të cilët për shkak të planit të masave për vizitën e kryeministrit maqedonas në Shqipëri kanë qenë dëshmitarë në momentin e sulmit me vezë, por që nuk ia kanë dalë dot ta kapin në flagrance, pasi 21-vjeçari është larguar me shpejtësi.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj Taulant Capës masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

MAKINA U QELLUA TEKSA GRUEVSKI DILTE NGA TAKIMI ME KRYEMINISTRIN BERISHA
Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ndodhej më 23 nëntor në Tiranë për një vizitë zyrtare. Makina e tij u qëllua me vezë rreth orës 16:30 të pasdites teksa kryeministri maqedonas po dilte nga Hotel “Sheraton”.

Aktivistë të Partisë Civile pritën momentin kur ai po largohej nga ambientet e Hotel “Sheraton” dhe e qëlluan me vezë.

Gruevski së bashku me kryeministrin shqiptar merrnin pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve që po zhvillohej në këtë hotel.

Makina e kryeministrit maqedonas u qëllua me vezë teksa largohej nga këto ambiente. Aktivistët u shprehën për televizionin A1Report, se e bënë këtë veprim pasi janë kundër sjelljes së qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Sipas tyre, shqiptarët atje janë të diskriminuar dhe prej vitesh nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit e firmosur në vitin 2001.

Në një rrëfim telefonik për TV A1 Report, menjëherë pas ngjarjes Taulant Capa tha se kishte kryer këtë veprim në shenjë proteste ndaj politikave të kryeministrit maqedonas përkundrejt shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, edhe pse është vitit 2012 ende nuk zbatohet “marrëveshja e Ohrit” e vitit 2001.

VIDEO EKSKLUZIVE/ TV A1Report! FILMOI MOMENTIN E INCIDENTIT

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive