Qëlloi ndaj policisë në operacionin
e Lazaratit, pranga 53-vjeçarit

Qëlloi ndaj policisë në operacionin<br />e Lazaratit, pranga 53-vjeçarit
GJIROKASTER- Një 53-vjeçar nga Lazarati është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentative. Avdul Bocia ishte shpallur në kërkim që prej fillimit të operacionit antikanabis të policisë në Lazarat, pasi ishte ndër personat që qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve të policisë. Mbi 53-vjeçarin rëndojnë dy akuza për “Vrasje të punonjësve të policisë ,mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe për “Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
 
Me arrestimin e Bocias shkon në 40 numri i personave  të arrestuar e ndaluar në Lazarat të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si: për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.
 
Ndërsa gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, katër krehëra me fishekë kallashnikovi, 70 fishekë kallashnikovi si dhe gëzhoja të qitura nga kjo armë, që dyshohet se ka qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë gjatë ditëve të operacionit për të hyrë në qendër të fshatit Lazarat.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Policia e Shtetit njofton se vijon operacionin në Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë