1761113795_manz.jpg

Autori i njërit prej vrasjeve të regjistruara mëngjesin e sotëm në Manëz të Durrësit, Flori Paluçi 33 vjeç, është i njohur për të shkuarën e tij kriminale.

Ai ka qenë arrestuar më parë në vitin 2015 në Itali, pjesë e një bande grabitësish. Grupi përbëhej nga 6 sicilianë dhe 1 shqiptar, Flori Paluçi, të cilët si metodë identifikuese të punës së tyre, kishin hapjen e një vrime në muret e biznesëve që piketonin për të grabitur.

Autoritetet italiane nisën hetimet në verën e vitit 2014 kur në 20 ditë, 30 qershor dhe 21 korrik), dyqanet e bizhuterive Barbieri në Ravenna dhe Montanari-Felloni në Alfonsine u sulmuan në bastisje shumë të ngjashme të dhunshme.

Në një rast, grabitësit janë gjetur brenda një argjendarie nga pronari, shumica prej të cilëve në duar mbanin armë lodër. Ata arritën të largoheshin ndërsa me vete morën 6 kilogramë sende me verë 200,000 euro.

"Mund të themi me siguri se kemi të bëjmë me individë jashtëzakonisht të rrezikshëm", komentoi Kryeprokurori Alessandro Mancini, duke shpjeguar operacionin gjatë një konference për shtyp. "Shumë prej tyre kanë të dhëna specifike për recidivizëm dhe dhuna e veprimeve të tyre do të kërkojë ndjekje penale shumë të rëndë. Qëllimi i vetëm i këtyre të ashtuquajturve grabitës ishte të planifikonin grabitjet e tyre, duke kryer inspektime të hollësishme të vendit për të identifikuar objektiva të mundshëm dhe duke përjashtuar vende të tjera", raportonte në atë kohë media italiane. 


Lajmi kryesor:

Durrës/ Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, shpallet në kërkim një 21-vjeçar! Kamarieri: Konflikti nisi për një kafe (EMRAT+VIDEO)