DURRËS – Një debat me kamarierin për një kafe në një lokal ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz. Ngjarja e rëndë u shënua pranë një karburanti rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur. 21-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Në polici janë shoqëruar 7 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Aranit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. 

Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë se nuk mund ta fyejë kamarierin, pasi është ulur në tavolinë me të. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Aranit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

Të rinjtë janë ngritur nga tavolina, kanë dalë jashtë lokalit dhe aty situata ka agravuar. Sipas dinamikës paraprake të ndërtuar nga grupi hetimor, i pari ka qëlluar me armë Flori Paluçi, i cili ka hapur zjarr ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend. Në ato momente, Daniel Pepa ka marrë një armë zjarri, pistolete, të cilën ende nuk dihet nëse e kishte në brez apo në makinë, dhe ka qëlluar drejt Paluçit, duke e lënë të vdekur në vend. Të dy vrasjet kanë ndodhur jashtë lokalit.

Pas krimit, Daniel Pepa është larguar nga vendngjarja edhe pse stacioni i policisë së Manzës, ndodhet përballë karburantit, në një distancë 30 metra.

"Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.", njofton policia. 

Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti vetëm kamerierin, i cili u shoqërua dhe u mor në pyetje në komisariat. Gjithashtu u sekuestruan kamerat e sigurisë së lokalit dhe karburantit dhe u mblodhën gëzhojat. Në vendngjarje u sekuestrua dhe pistoleta e përdorur në krim nga Paluçi.

Në dëshminë e tij, kamerieri Alteo Pepa ka treguar për hetuesit se Daniel Pepa me të cilin nuk ka lidhje farefisnie i kërkoi nje kafe. Ai shoqërohej nga shoku i tij, Aranit Kurti. “I thashë që s’ka kafe sepse ekspresi është fikur që në orën 00:00. Ai u acarua dhe nisi të më ofendonte. Në atë moment ndërhyri Flori, që më doli mua në krah. Debatuan me Danielin dhe dolën jashtë për tu sqaruar…”.

Përpos kamerierit policia ka pyetur dhe persona të tjerë, në cilësinë e dëshmitarëve të cilët s’kanë dhënë shumë detaje.

Ndërsa kushëriri i viktimës thotë se e ka të vështirë të besojë se 23-vjecari u vra për një kafe.

“Na ka lënë pa fjalë kjo që ndodhi. Aranitin e kisha kushëri, ishte djalë i qetë”, tha ai.

Sakaq, burimet policore bëjnë me dije se Flori Paluçi nga Hamallaj, ishte me precedent penal, i arrestuar më herët për tentativë vrasjeje dhe grabitje ne Itali. Po kështu autori i dyshuar Daniel Pepa, i shpallur në kërkim është person problematik në Manëz, i dyshuar për plagosje të mëparshme. Policia po vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërkohë prokoruria pritet te thelloje hetimet. Nuk përjashtohet pista e konflikte të vjetra, pasi 4 të rinjtë banonin në të njëjtën zonë dhe dy prej tyre ishin të armatosur.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Qëlloi për vdekje 23-vjeçarin në Durrës, e shkuara kriminale e Flori Paluçit, i arrestuar për grabitje masive me dhunë në Itali

1761113795_manz.jpg

Autori i njërit prej vrasjeve të regjistruara mëngjesin e sotëm në Manëz të Durrësit, Flori Paluçi 33 vjeç, është i njohur për të shkuarën e tij kriminale.

Ai ka qenë arrestuar më parë në vitin 2015 në Itali, pjesë e një bande grabitësish. Grupi përbëhej nga 6 sicilianë dhe 1 shqiptar, Flori Paluçi, të cilët si metodë identifikuese të punës së tyre, kishin hapjen e një vrime në muret e biznesëve që piketonin për të grabitur.

Autoritetet italiane nisën hetimet në verën e vitit 2014 kur në 20 ditë, 30 qershor dhe 21 korrik), dyqanet e bizhuterive Barbieri në Ravenna dhe Montanari-Felloni në Alfonsine u sulmuan në bastisje shumë të ngjashme të dhunshme.

Në një rast, grabitësit janë gjetur brenda një argjendarie nga pronari, shumica prej të cilëve në duar mbanin armë lodër. Ata arritën të largoheshin ndërsa me vete morën 6 kilogramë sende me verë 200,000 euro.

"Mund të themi me siguri se kemi të bëjmë me individë jashtëzakonisht të rrezikshëm", komentoi Kryeprokurori Alessandro Mancini, duke shpjeguar operacionin gjatë një konference për shtyp. "Shumë prej tyre kanë të dhëna specifike për recidivizëm dhe dhuna e veprimeve të tyre do të kërkojë ndjekje penale shumë të rëndë. Qëllimi i vetëm i këtyre të ashtuquajturve grabitës ishte të planifikonin grabitjet e tyre, duke kryer inspektime të hollësishme të vendit për të identifikuar objektiva të mundshëm dhe duke përjashtuar vende të tjera", raportonte në atë kohë media italiane. 

Ora 10:15
U vra pas sherrit për një kafe në Manzë, Report Tv siguron foton e të riut Aranit Kurti

1761120840_aranitkurti.jpg

Viktima Aranit Kurti

Report Tv ka siguruar foton e të riut Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në Manzë të Durrësit. 23-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur. Pas sherrit, personi që ishte në tavolinë me kamerierin, Flori Paluçin ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur.

Ora 09:58
Vrasja e dy të rinjve në Manëz, Dëshmia e kamerierit: Danieli më kërkoi kafe, por kisha fikur ekspresin! Më ofendoi

7 persona janë shoqëruar pas vrasjes së dy të rinjve në Maznë të Durrësit, pas një konflikti një nisi për një kafe. Report Tv ka ardhur dëshminë e kamerierit, Alteo Pepa, i cili para grupit hetimor ka treguar dinamikën se si ka ndodhur ngjarja.

21-vjeçari Daniel Pepa, i cili rezulton tashmë i shpallur në kërkim, ka shkuar në lokalin ku punonte kamerieri dhe ka kërkuar kafe. Por, kamerieri ka dëshmuar se i ka thënë që ekspresi është fikur dhe i duhen disa minuta që të ngrohet në mënyrë që t’i shërbente kafe.

Por, 21-vjeçari nuk është larguar dhe ka vijuar të qëndrojë në tavolinë bashkë me Aranit Kurtin, duke e ofenduar dhe duke i kërkuar vazhdimisht që t’i bënte kafen. Kamerieri ishte i ulur me 33-vjeçarin Flori Paluçi dhe në momentin që 21-vjeçari ka vijuar të ofendojë, Flori Paluçi ka ndërhyrë dhe i ka thënë që s’mudn të sillet ashtu me kamerierin. Grupet kanë vijuar debatin verbal, deri kur 33-vjeçari Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit, i cili ka mbetur i vdekur. Më pas, Daniel Pepa ka shkuar në makinë, ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit, i cili po ashtu vdiq për shkak të plagëve.

“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera.”, tha Alteo Pepa, 21 vjeç.

Ora 09:33
Vrasja e dy të rinjve në Manëz, punonjësi: Kur erdha në mëngjes, pashë karburantin e rrethuar si skenë krimi! Banori: Jemi të tronditur, Kurtin e kisha kushëri

 

Punonjësi i karburantit pranë të cilit u vranë dy të rinjtë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai tha se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi, ndërsa djemtë i përshkruan si të sjellshëm.

“Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar, si skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje. Njëri nga Manza por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm.”, u shpreh punonjësi i karburantit.  

Ndërsa një banor thotë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë. Banori thotë se Aranit Kurtin që mbeti viktimë e ka pasur kushëri.

“Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë pse ka ndodhur. I njihja, e kam pasur kushëri Aranit Kurtin”, thotë një tjetër banor.