Vrau bashkëfshatarin pas sherrit për prerjen e druve në Fushë-Krujë, në pranga autori! Tentoi të arratiset drejt Greqisë

Vrau bashkëfshatarin pas sherrit për prerjen e druve në Fushë-Krujë, në pranga autori! Tentoi të arratiset drejt Greqisë

Klodian Keqi

FUSHË KRUJË- Pas rreth 48 orësh, është arrestuar gjatë mesnatës, Klodan Keqi, autori i dyshuar për vrasjen që ndodhi dy ditë më parë në Fushë Krujë. Keqi, 40 vjeç, ka rënë në prangat e policisë në Konispol, ndërsa po tentonte të arratisej drejt Greqisë. Në momentin e arrestimit, Keqit nuk është i gjetur armë me vete, Uniformat blu vijojnë kërkimet për gjetjen e armës të cilën dyshohet se Keqi e ka përdorur në momentin e krimit.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të cilët e ndihmuan Keqin të arratiset. Pasi qëlloi me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin e tij, Keqi është larguar nga vendngjarja dhe më pas është ndihmuar nga dy të rinjtë për tu larguar drejt policisë. Por Keqi nuk e kaloi dot kufirin shqiptar, pasi policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre. Në pranga kanë rënë gjithashtu, Lavdim Kasalla, 25 vjeç, dhe Kujtim Gjoka, 30 vjeç.

Ndaj Keqit rëndon akuza për  veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Ndërsa dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Si ndodhi ngjarja?

Një sherr për prerjen e druve, mes Luan Hushit dhe Klodian Keqi, ka çuar deri në përdorimin e armës nga ky i fundit. Pa debatit mes tyre, dyshohet se Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi Hushin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë më në fshatin Zgjërdhesh. Hushi mori plagë të rëndë në bark dhe nuk mundi të mbijetojë, ndonëse u dërgua në spitalin e Traumës.

Kush është Klodian Keqi?

Klodian Keqi, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi sëbashku më vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person, Mustafa Dacin. Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie. Mes tyre kishte pasur edhe më parë përplasje, por në 2010 dy familjet patën shkëmbim me armë zjarri në mes të rrugës. Nga shkëmbimi me armë zjarri në atë kohë, mbetën të plagosur Mustafa Daci dhe vëllai i Klodianit, Jetmir Keqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:13
Vrasja në Fushë-Krujë , në pranga edhe dy persona të tjerë që ndihmuan autorin të arratisej drejt Greqisë

1660120480_Sequence03.00274812.Still034.jpg

Përveç autorit të dyshuar për vrasjen në Fushë-Krujë, Klodian Keqit, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Mësohet se në pranga kanë rënë Lavdim Kasalla dhe Kujtim Gjoka të cilët kanë ndihmuar Keqin që të largohet drejt Greqisë, pasi kreu vrasjen. Policia bëri të mundur arrestimin e tyre pas rreth 48 orësh, të cilët u kapën në Konispol, në tentativë për të kaluar drejt kufirit grek.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”. Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, për në shtetin grek, me qëllim fshehjen, pasi vrau me armë zjarri një 55-vjeçar, shërbimet e Policisë, pas 48 orë kërkimesh, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. 

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që e ndihmuan autorin e dyshuar, për të kaluar kufirin për në Greqi. Shërbimet Operacionale të DVP Durrës dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas 48 orë kërkimesh dhe ndjekjeje me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes me armë zjarri të 55-vjeçarit, bënë të mundur që mbrëmjen e djeshme të lokalizonin në Konispol të Sarandës, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Falë organizimit të operacionit policior të koduar “Horizonti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin:

-K. K., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, edhe shtetasit:  L. K., 25 vjeç dhe L. Gj., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek. Shtetasi K. K., më datë 10.08.2022, rreth orës 09:45, pas një konflikti për dru zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh, Krujë, plagosi me armë zjarri shtetasin L. H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njoftimi i plotë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • romeo: 12/08/2022 09:47

    Ky e paska te shkruar qe eshte i KEQ, le te kalbet ne burg ky derr katunari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë