Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda për të riun nga Lazarati, Juxhin Bocia, të arrestuar dy ditë më parë, pasi gjatë një kontrolli policior, blutë e Gjirokastrës kanë mundur t'i gjejnë në celular të riut një vidio ky ai sëbashku me A. Alikon gjuanin me mitraloz 12.7 ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis në Lazarat.
Ndër të tjera si prova material ndaj akuzës së ngritur për Bocian, policia ka mundur të sekuestrojë dy pistoleta me selenciatorë dhe një server të pamjeve filmike të një objeketi në lazarat nga ku dyshohet se gjatë ditëve të operacionit është qëlluar mbi policinë.
(Në foto: Juxhin Bocia i akuzuar për sulme ndaj policisë në Lazarat)
Bocia u arrestua dhe gjatë operacionit në lazarat por ishte gjykata e gjirokastrës ajo e cila e liroi për mungesë provash, duke i vendosur masë sigurie detyrim paraqitje. Krimet e rënda bëjnë me dije se i riu do të hetohet dhe gjykohet sëbashku me të arrestuarit e tjerë me në krye Gate Mahmutaj për goditje të uniformave blu, kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike dhe armbajtje pa leje.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)