Policia e Tiranës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar në flagrancë katër persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi rreth orës 01:10, në rrugën “Brigada e VIII” në zonën e ish-"Bllokut", të ndarë në dy grupe, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me armë me njëri-tjetrin.
/Shqiptarja.com
Të arrestuarit janë:
• Shkëlzen Hajdara, 24 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje,
• Sali Vogli, 33 vjeç,
• Erlis Duka, 27 vjeç
• Amarild Mumajesi, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B.V., 30 vjeç dhe D.S., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Akuzat që rëndojnë ndaj personave të mësipërm janë "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit " ," Prishja e qetësisë publike" dhe " Moskallëzimi i krimit".
s.k/Shqiptarja.com

emrat e të arrestuarve nga Tirana











