Qëlluan me gurë policinë, “arrest
shtëpie” gruas e kunatës së Gates

Qëlluan me gurë policinë, “arrest<br />shtëpie” gruas e kunatës së Gates
LAZARAT- Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë masën e sigurisë për nëntë të akuzuarit nga policia rajonale dhe organi i akuzës, si përgjegjës të trazirave të ndodhura në Lazarat mesjavën që shkoi.
 
Nga nëntë të arrestuar ditë më parë, katër prej tyre kanë qëndruar pas qelisë, ndërsa katër të tjerët, kanë bërë diferencën në dhënien e masës së dhënë nga gjykatësja Blerta Çibuku.
 
Personave që iu është komunikuar vendimi i dhënë nga gjykatësja Çibuku, për “detyrim paraqitje”, kanë qenë Altin Bejko 40 vjeç, Arnold Boci, dhe Ilijaz Boci 47 vjeç të akuzuar, për kundërshtim të forcave të policisë. Ndërsa pas qelive të burgut, kanë qëndruar Çaush Kociu, Elton Gërveshi, Gurim Toti dhe Kanan Cako.
 
Për këta të fundit, edhe prokurori i çështjes Gjon Fusha, ka kërkuar masën e arrestit “burg pa afat”, për shkak të zgjatjes së veprimeve verifikuese në terren, që të vërtetojnë përfshirjen e tyre direkte apo indirekte në trazirat e javës që kaloi në Lazarat.
 
Ajo që ka rënë në sy, ishte masa e dhënë “arrest në shtëpi”, për dy gratë e arrestuara Natasha dhe Marjana Mahmutaj të cilat u arrestuan një ditë pas tubimit të nxënësve lazaratas në qendër të fshatit kundër Policisë së Shtetit.
 
Ndonëse avokatët mbrojtës të nëntë të arrestuarve kanë kërkuar lirimin e klientëve të tyre në sallën e gjyqit, gjykatësja Çibuku, ka lënë pesë prej tyre pas hekurave. Avokatët e të pandehurve, janë shprehur se do të apelojnë vendimin e sotëm pasi sipas tyre, të gjithë personat e arrestuar, nuk kanë lidhje me incidentin e mesditës së mërkurë në Lazarat.

Tetë të arrestuar për nxitjen e sulmit ndaj policisë, një tjetër u arrestua se kundërshtoi kontrollin e policisë
Çaush Koçiu, vjeç 21, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Altin Bejko, vjeç 40, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Elton Gërveshi, vjeç 37, banues në Lazarat Gjirokastër.
Marjana Mahmutaj, vjeç 45, banuese në Lazarat, Gjirokastër.
Natasha Mahmutaj, vjeç 40, banuese në Lazarat, bashkëshortja e Gate Mahmutaj. Kjo shtetase është e evidentuar si një nga pjestarët e grupit që kanë sulmuar me armë forcat e Repartit Renea në vitin 1998 ku mbetën të plagosur 8 efektivë të policisë, si dhe është e evidentuar përsëri si një nga pjestaret e grupit që kundërshtuan me armë forcat e policisë gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar në muajin Qershor në Lazarat.
Gurim Toti, vjec 20, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Kanan (Adnand Cako), vjec 25, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datën 08.10.2014, rreth orës 13:30, në Lazarat, Gjirokastër, këta shtetas kanë nxitur nxënësit e shkollës Muhamet Gjollesha në Lazarat dhe së bashku me ta kanë sulmuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë në detyrë dhe kanë dëmtuar automjetet e policisë. Njëkohësisht është arrestuar në flagrancë Iliaz Buci, vjeç 48, nga Lazarati, pasi ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë gjatë kontrollit në pikën e kontrollit të ngritur në Kordhocë nga ana e Efektivave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë