Qëlluan drejt një automjeti në Lezhë, arrestohen 2 persona! Sekuestrohen një automatik, një pistoletë dhe fitil zjarrpërcjellës

Qëlluan drejt një automjeti në Lezhë, arrestohen 2 persona! Sekuestrohen një automatik, një pistoletë dhe fitil zjarrpërcjellës

Armët e sekuestruara

Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës, ku sipas burimeve,  Redion  Hysa dhe Sokol Hysa, banues në Milot, Kurbin kanë qëlluar me automatik, në drejtim të automjetit tip ‘Man’, me targa AA 324 YY.

Të rinjtë kanë qëlluar drejt automjetit me drejtues Gjok Malajn, banues Shënkollё, Lezhë, duke i dëmtuar gomёn e parё tё automjetit.

Në vendin e ngjarjes u gjetёn dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 28 gëzhoja model 56.

Nga shërbimet e policisë, në ndjekje e sipër, është arrestuar Sokol Hysa tek banesa e Redion Hysës dhe  gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm dhe një armë zjarri tip pistoletë TT me një krёhёr pa fishekë, model 54, kalibër 7.62 mm

Armën automatike, dy të rinjtë e kishin fshehur në një depozitë uji në banesën e tij për të mos u gjetur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

I.K/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shenkollsi: 30/12/2020 09:42

    Ta festojne vitin e ri sa me gezuar keto dy trimaloshet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla