TIRANË - Policia ka njoftuar ditën e sotme arrestimin e 2 personave të cilët akuzohen si pjesë e grupeve që shisnin lëndë narkotike në kryeqytet.

Blutë thonë se prangosja e 29 vjeçarit me inicialet R.S. dhe 39-vjeçarit me inicialet R. K., u krye në vijim të operacionit të koduar “Final”, që u zhvillua 1 ditë më parë, duke e çuar në 22 numrin e të arrestuarve në kuadër të këtij operacion.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Final”, për goditjen e disa grupeve që shitnin lëndë narkotike. 

Kapen dhe vihen në pranga 2 nga shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si pjesëtarë të këtyre grupeve. Në momentin e kapjes, njërit prej tyre iu gjet sasi Kokaine.   

Shkon 22 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni.  

Në vijim të operacionit të koduar “Final”, që u zhvillua 1 ditë më parë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas 3 muajsh hetime në drejtimin e Prokurorisë, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.   

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. S., 29 vjeç dhe R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjykata e Tiranës iu ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Në momentin e kapjes, 29-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.