Ardian Çapjes i cili nështë i palgosur nga ngjarja, do t’i komunikohet masa e sigurisë në spital, ndërkohë që edhe 5 të tjerëve të cilësuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje gjykata do t'ia komunikojë masën e sigurisë këtë të shtunë
Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, asnjë nga personat nuk ka pranuar akuzat, duke pohuar se nuk kanë qëlluar asnjë efektiv policie. Sipas tyre, ata kanë qënë në banesat e tyre kur kanë dëgjuar të shtënat me armë, dhe se më pas kanë dalë jashtë për të mësuar diçka më shumë. Mirëpo këto pretendime nuk janë marë në konsideratë nga prokurorët, të cilët pritet që ditën e sotme të dalin në masën e sigurimit tre personat e arrestuar.
Resorti “Univers” u sulmua në shkurt të 2016-ës duke shënuar një përleshje të përgjakshme me 3 të vrarë e 4 të plagosur. Ndërkohë nga përleshja e tre ditëve më parë (8 qershor) policia arrestoi 2 anëtarë të familjes dhe gjashtë persona të tjerë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)