PRISHTINË - Qemal Minxhozi është emëruar ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj i ka uruar sukses në misionin e tij në Kosovë ambasadorit Minxhozi si dhe ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të gjithanshme me Shqipërinë.
Ndërkohë, Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com