Sot u inaugurua investimi më i ri në fushën e artit, Qendra Multifunksionale Teatrale ‘Skena e re” e cila do të jetë në Tiranë të Re.
Sipas ekspertëve, për ndërtimin e saj janë dhënë rreth 7,6 milionë lekë të rinj nga buxheti i shtetit për hartimin e projektit ku do të strehohet përkohësisht edhe Teatri Kombëtar.
Ajo u ndërtua pas rëndimit të infrastrukturës së Teatrit Kombëtar, por edhe me rritjen e kërkesave për ambiente të reja në dispozicion të artit.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, disa ambiente në varësi të Ministrisë së Energjetikës i kaluan në varësi Ministrisë së Kulturës, ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tenderin për hartimin e projektit për rikonstruksionin dhe ndryshim destinacioni të ish-laboratorit hidraulik në qendër arti – “Skena e re”.
“Skena e re” do të jetë një qendër alternative arti, ku përveç dy sallave teatri, do të ketë edhe ambiente të tjera ekspozimi. Deri në momentin e ndërtimit të një teatri të ri, në të njëjtin vend ku sot ngrihet Teatri Kombëtar, ky i fundit do të zhvendoset në “Skenën e re”, që ndodhet pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranën e Re.
Aktualisht hapësira që do t’i nënshtrohet shndërrimit është një kapanon i gjatë, në ambientet e të cilit zhvilloheshin eksperimente hidrike. Prej vitesh ato ambiente janë të papërdorshme.

(Foto, fillojnë punimet për Qendrën Multifunksionale Teatrale "Skena e re”)

(Foto, Qendra Multifunksionale Teatrale "Skena e re”)

(Foto si do të jetë Teatri Kombëtar)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com