Qendër e re shëndetësore për 15 mijë banorë të Fierit

 Qendër e re shëndetësore për 15 mijë banorë të Fierit

Qendra Shëndetësore, Fier

Rreth 15 mijë banorë të Fierit do të marrin tashmë shërbim në qendrën e re shëndetësore nr.3.

Gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore nr. 3 në Fier, e rikonstruktuar në kuadër të Programit Kombëtar të 300 Qendrave Shëndetësore, Manastirliu tha se “ashtu siç kemi realizuar në 300 qendrat shëndetësore që ne kemi rehabilituar, me të njëjtat kushte dhe standarde, si në fshat dhe në qytet, si në periferi edhe në qendër, edhe kjo qendër shëndetësore e rehabilituar, ofron shërbim me standarde për rreth 15 mijë banorë të Bashkisë Fier. Investimi ynë në kujdesin parësor do të vijojë me fazën e dytë të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, me 37 qendra të reja në të gjithë vendin”.

Manastirliu lançoi gjithashtu nga Fieri programin e kujdesit socio- shëndetësor në sistemin parësor, i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

“Do të nisë zbatimi i strategjisë për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore brenda qendrave shëndetësore”, shtoi ministrja.

Manastirliu theksoi se “synimi ynë tashmë është shërbimi i integruar socio-shëndetësor. Brenda qendrave shëndetësore që ne kemi rindërtuar nga e para, do të kemi edhe programin e kujdesit në banesë edhe gjithashtu edhe programin e kujdesit social, ku do të përfshihen punonjës social dhe psikologë brenda strukturave shëndetësore, në mënyrë që të kemi edhe kujdesin socio-shëndetësor të përfshirë”.

I pranishëm në inspektim ishte dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe drejtuesi politik në qarkun e Fierit, Taulant Balla, dhe kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi.

“Siç edhe po e shikoni, shërbimi shëndetësor në qarkun e Fierit tashmë ka plotësuar të treja nivelet e veta, jo vetëm dy spitale të mëdha Rajonali dhe Memoriali i cili është një spital i nivelit kombëtar, por edhe qendrat shëndetësore janë të një cilësie të lartë. Edhe angazhimi që mori ministrja për 4 qendra të tjera të reja na plotëson një pjesë të kërkesave që banorët kanë”, tha Balla.

Kryebashkiaku Subashi tha se “ishte një godinë tërësisht e shkatërruar e lënë në harresë në vite sepse ka qenë çerdhe e qytetit dhe sot është bërë kjo mrekulli”.

Qendra shëndetësore nr.3 në Fier është rikonstruktuar nga Programi Kombëtar i 300 Qendrave Shëndetësore dhe ju shërben 15 mijë banorëve të Bashkisë Fier. 37 qendra shëndetësore do të rehabilitohen në gjithë Shqipërinë gjatë këtij viti dhe 4 qendra do të jenë në qarkun e Fierit. Shërbimi i integruar socio-shëndetësor, ku do të përfshihen punonjës social dhe psikologë brenda strukturave shëndetësore, do të shtrihet në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit./ ATA

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dukatesia: 06/05/2022 14:52

    Ndertesa shume e kompletuar. Por aty mungojn gjerat kryesore. MUNGON nje elektro cardiogram me I thjeshti. MUNGON nje aparat ecografie. Ngjan si sall per reklama mobiliesh. Turp per ministre e shoqerusit qe vin me te.inagurojn NJ aparat tensioni dhe beren e vaksines. Ministre mbushe qendren memjetet nevojh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda