Po ashtu Ministri Bushati thekson se tashmë Qendra e Ekselencës do të shërbejë si zyrë referimi për projektet e MPJ-së që do të zhvillohen në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë, në përfitim të interesave të përbashkëta.
“Sot në MPJ u inaugurua Qendra e Ekselencës. Kjo njësi do të koordinoje ekspertët e fushës së politikës së jashtme, do të kontribuojë në zhvillimin e politikave, planeve strategjike të politikës së jashtme për të siguruar vazhdueshmëri, vizion dhe stabilitet. Qendra e Ekselencës do të shërbej si zyra e referimit për projektet që do të zhvillohen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe me organizatat rajonale e ndërkombëtare në përfitim të interesave të përbashkëta.” shkruan Bushati në rrjetet sociale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)