Janë 11 vende të lira pune në qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me një pagë mbi 2200 euro në muaj.
Nga qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përsëriti thirrjen për të gjithë ekspertët me formim në fushat e teknologjisë së informacionit apo inxhinierisë të aplikojnë për të përfituar
Ministri Peleshi u shpreh se kjo qendër do të bashkëpunojë me një rrjet fantastik qendrash inovacioni të vendeve të NATO-s në Evropë dhe SHBA.
“U bëj thirrje të rinjve e të rejave t’i bashkohen thirrjes sonë për aplikime. Do të jenë 11 ekspertë të profileve të ndryshme që kanë lidhje me inovacionet e proceseve, gjetjen e zgjidhjeve për procese të ndryshme, sepse kjo qendër inovacioni do të jetë mjedisi ku do të punojnë së bashku edhe nukla e inovacionit të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të dalim edhe përtej kufijve të sektorit” tha Peleshi në krah të Drejtorit të Qendrës Lorenc Çala.
Ministri I Mbrojtjes foli edhe për pagesat shumë të mira që ofrohen për ekspertët që do të punojnë në këtë qendër.
“Ne kemi ndërtuar falë mbështetjes së kryeministrit një regjim pagesash shumë kompetitiv edhe me tregun privat, por edhe atë evropian, me një pagë bruto mbi 2200 euro në muaj. Mjediset janë fantastike, mundësitë për tu rritur janë shumë të mira. Duam të ndërtojmë edhe një komunitet me start up-e, me ide biznesi të fushave të afërta me mbrojtjen civile, të cilëve jo vetëm do t ju sigurojë mjedisin, por mentorshipin nga kompani shumë të njohura”, u shpreh Ministri.
Peleshi e cilësoi një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ekspertët që do të përzgjidhen përmes një procesi tejet transparent. Njoftimet për vendet e lira janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa aplikimet janë të hapura deri më datë 18 janar 2024.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave
22 Dhjetor, 13:24
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor, 18:51
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor, 16:00
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34
-
Përfundon ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut në Tiranë, Vengu: Prioritet anëtarësimi i Kosovës, ndihmë Ukrainës dhe mbrojtje kolektive në zonën euroatlantike
4 Dhjetor, 14:01
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor, 17:07
-
Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve (VIDEO)
29 Nëntor, 10:22
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor, 16:36
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32