Qendra e re shëndetësore në Tregan të Elbasanit, Balla: Investimet do të vijojnë

Qendra e re shëndetësore në Tregan të Elbasanit, Balla: Investimet do të vijojnë

Kryetari Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtuesi politik i qarkut inspektoi ambientet e reja të qendrës shëndetësore në Tregan të Elbasanit. Balla u shpreh se gjatë vitit 2018 janë rikonstruktuar 8 qendra shëndetësore në qarkun e Elbasanit dhe përgjatë 2019 do të vijohet me një tjetër paketë për rehabilitimin e qendrave shëndetësore të qarkut, ku synohet që të gjitha njësitë administrative të kenë një shërbim shëndetësor parësor sipas standarteve më të mira.

"Jemi në fillim të vitit 2019 dhe bëjmë një bilanc të 2018-ës po të kemi parasysh numrin e qendrave shëndetësore që arritëm të rikonstruktojmë tërësisht shërbimin në to. Vetëm në qarkun e Elbasanit janë tetë qendra të reja shëndetësore, një prej të cilave detyrimisht ishte Tregani. Jo vetëm për numrin e madh të banorëve por edhe sepse Tregani, për të gjithë ata që nuk e dinë, është një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike për shkak të turizmit balnear që ofron kjo zonë.

Janë të shumtë shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare që vijë këtu për të shfrytëzuar ujin e llixhave dhe të mirat shëndetësore që ai sjell. Kjo qendër Shëndetësore, prej shumë vitesh ishte e papërdorshme, por sot është tërësisht e rikonstruktuar, furnizimi është i plotë me të gjitha medikamentet. Të gjithë e dinë që vite më parë furnizimi ndodhte gjatë gjysmës së dytë të vitit dhe gjysma e parë e vitit ishte pothuajse e bllokuar për shkak të mungesës së furnizimit ndërkohë që sot jemi në kushte tërësisht të reja.

Vijojmë që në 2019-ën të kemi edhe një paketë tjetër rikonstruksioni qendrash shëndetësore në qarkun e Elbasanit ku synimi është që në të gjitha njësitë administrative të qarkut ne të kemi një shërbim shëndetësor parësor të standardeve më të mira".

Balla në këtë vizitë shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe Prefekti i Qarkut Gledian Llatja. Mjeku i cili prej vitesh shërben në këtë zonë thotë se më në fund ata do ti shërbejnë qytetarëve sipas standarteve më të mira dhe tashmë kanë të gjitha kushtet që qytetarët të marrin shërbimin maksimal nga ekipi mjeksor. "Kjo ka qenë një godinë e rrënuar komplet, me tavane të rënë. Ne flinim në një dhomë të vogël afër Komunës. Sot këtu janë bërë mjedise moderne, njerëzve u shërbehet jashtëzakonisht mirë. Detyra jonë si personel është të mirëmbajmë sa më mirë."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë