Qendra kinematografike e Kosovës për vdekjen e Gjergj Xhuvanit: Humbje e madhe, mik dhe artist i përmasave globale

Qendra kinematografike e Kosovës për vdekjen e Gjergj Xhuvanit: Humbje e madhe, mik dhe artist i përmasave globale

Gjergj Xhuvani

Qendra Kinematografike e Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Xhuvani, filmbërësve dhe të gjithë admiruesve të tij krijuesit të kinematografisë shqiptare, Gjergj Xhuvani.

QKK thotë se Xhuvani njihet si një ndër krijuesit më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, ndër veprat më të njohura që i sollën edhe famë ndërkombëtare janë “Parullat”, “I dashuri Armik”, “Lindje Perëndim Lindje”, ndërsa vepra e tij e fundit “Liqeni im” që ishte e mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike, pritej të jepet premierë këtë vit.

“Është humbje e madhe për kinematografinë shqiptare dhe evropiane ikja kaq e hershme e Xhuvanit. Do ta kujtojmë si një njeri të mrekullueshëm, si mik të madh dhe artist të përmasave globale”, u shpreh drejtori i QKK-së, Arben Zharku.

Gjergj Xhuvani u lind në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike./ Përgatiti Dhurata Hamzai

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit