Hidhet guri i themelit për Qendrën Kulturore për Fëmijë! Margariti, Rama dhe Veliaj në kantier: Kultura prioritet! Hapet konkursi për muzeun ‘Besa’

TIRANË- Një tjetër kantier i hapur për ndërtimin e institucioneve të kulturës... Pranë Parkut të Liqenit, në rrugën Dora D’istria, ministria e Kulturës Elva Margariti, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, hodhën përballë fëmijëve, gurë themelin për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës Për Fëmijë dhe Bibliotekës Kombëtare...

Në fjalën e tij kryeministri Rama, ndërsa theksoi se Qendra Kulturore për Fëmijë, do të jetë ndër më të mirat në rajon, nënkuptoi një pritje më të gjatë për ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare.

‘Ishte e paimagjinueshme që fëmijët të mos kishin një qendër të denjë artistike dhe kulturore, një teatër të denjë kukullash, por vazhdonin të frekuentonin teatrin e vjetër i cili edhe tani i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë dhe një restaurimi bashkë me rikonstruksionin, pasi është monument kulture i mbrojtur. Mirëpo jo të gjitha gjërat mund të bëheshin menjëherë, jo të gjitha mundësitë i kemi sa ç’kemi nevojat të cilat janë në proporcione shumë më të mëdha sesa mundësitë. Megjithatë ja ku i erdhi dita edhe kësaj vepre të re, e cila siç e patë dhe nga prezantimi jo vetëm do të jetë një hapësirë me të gjitha kushtet për fëmijët, por do të jetë një tjetër shenjë e rëndësishme arkitektonike, një tjetër vepër ikonike e transformimit dhe e modernizimit të Shqipërisë, të kryeqytetit dhe patjetër edhe të një territori të tërë si ky ku faktikisht kjo godinë do të jetë një vlerë e shtuar sëbashku, shpresoj së shpejti dhe me Bibliotekën e re Kombëtare, që është një tjetër projekt fantastik, por që siç na duhet të çlirojmë rrugën e zënë nga drejtësia e korruptuar me truallin në anën tjetër, ashtu na duhet edhe të sigurojmë financimin masiv që ka nevojë gjë që jam i bindur do të arrijmë ta bëjmë në një kohë të arsyeshme. Shumë faleminderit të gjithë atyre që kanë ardhur këtu nga komuniteti dhe shpresoj që në kohën e parashikuar, mbase dhe pak më shpejt të rimblidhemi këtu për të çelur dyert e kësaj qendre e cila siç edhe një sërë veprash të tjera në fushën e kulturës, në fushën e sportit, në fushën e arsimit do të jetë nga më të bukura, në mos më e bukura e këtij lloji në rajonin tonë.’- u shpreh Rama.

Krahas Galerisë së Arteve Kombëtare, restaurimit të Muzeut Historik apo të objekteve të tjera si Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve, që u cekën gjatë inaugurimit, kryeministri Rama u ndal edhe tek një tjetër kantier i hapur, gurë themeli i të cilit u hodh në fund dhjetor të vitit që lamë pas...

Për rikthimin apo krijimin e hapësirave e pronave publike për qytetarët, kryebashkiaku Veliaj, tha se njësoj si në rastin e këtij trualli, betejat do të çoheshin deri në zgjidhje. Ndërsa godina e ish Parlamentit të parë shqiptar që shërbente si Teatër Kukullash është në proces restaurimi, projekti multifuksional pranë Gardës, do t’i dedikojë Qendrës Kulturore për Fëmijë më shumë hapësirë si dhe ambiente për punëtori, kafeteri apo salla moderne provash.

Po ashtu, u  hap edhe thirrja për konkursin kombëtar për “Muzeun Besa”, që do të ndërtohet në Banesën e Libohovitëve, për të promovuar, përmes takimeve, fakteve apo objekteve këtë vlerë të popullit shqiptar.

Investimi do të jetë pjesë e Tirana Park Extention, duke shërbyer si një pol kulturor multifunksional, dedikuar fëmijëve të grup moshave 3-12 vjeç, për të zhvilluar aftësitë e tyre, për t’i qasur me librin, për të nxitur ndjenjën komunitare; etj. Projekti synon krijimin e 5500 m2 sipërfaqe të shfrytëzueshme për aktivitete social-kulturore, ku përfshihen sipërfaqe skenike, performuese, klasa aktrimi, kërcimi, muzikë, pikturë, skulpturë etj, si dhe ambiente ndihmëse për sallën e teatrit, punishte për skenografinë, kostumografinë, krijimin e kukullave, garderobë, ambiente teknike, etj. Vendndodhja e Qendrës, pranë Parkut të liqenit krijon mundësinë e lidhjes me natyrën, si një pjesë e rëndësishme për zhvillimin e tyre, por edhe për kulturën e ruajtjes së mjedisit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, Veliaj: Stoli e shtuar për qytetin dhe Parkun e Liqenit Të Tiranës

Sot u hodh guri i themelit për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve të kësaj qendre, shprehu gëzimin se Parkut të Liqenit të Tiranës do i shtohet edhe një stoli tjetër. 

"Nuk e fsheh dot gëzimin që Parkut të Liqenit i shtohet një tjetër stoli dhe si kryetar bashkie më duhet të sqaroj se propozimi që kishte Edi në fillim, e sot zbatohet nga Ministria e Kulturës, nga një kazermë e madhe i është kthyer qytetit, i është dhënë Bashkisë së Tiranës si park. Gjysma tjetër i kthehet qytetit, me infrastrukturë, pra vazhdon rruga “Ibrahim Rugova” nga rrethrrotullimi i ish Gardës, përshkon të gjithë Gardën duke ndarë në mes pjesen që i shkon Parkut dhe pjesa e teatrit Kombëtar të Kukullave dhe Qendrës së fëmijëve, për t’u lidhur pastaj me rrugën e Kosovarëve", tha Veliaj. 

Kryebashkiaku sqaroi njëherë e mirë legjendat urbane për ndërtime te Garda Republikës.

“Të gjithë legjendat urbane për ndërtime e kulla do të duhet t’i sqarojmë njëherë e mirë sot. Bëhet fjalë për t’i dhënë qytetit gjysmën e ish Gardës si park dhe gjysmën e terrenit të ish Gardës, pronë publike, për t’ia kthyer qytetit në dy troje ku do të materializohen dy super projekte; projekti i teatrit Kombëtar të Fëmijëve dhe projekti i Bibliotekës Kombëtare”, tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë tha se Bashkia e Tiranës dhe qeveria ka qenë skuadra më besnike ndaj identitetit te qytetit.

“Ne e kemi kaluar provën e arkitekturës në Tiranë. Nuk besoj se Tirana në 103 vjet kryeqytet ka pasur ditë më të mira. Merr secilin prej sherbimeve, nga pastrimi, cilësia e veprave urbane, tek vlera e pronës, këto janë ditët më të mira të Tiranës, por unë besoj se kemi dhënë një mesazh të fortë që, teksa synojmë infrastrukturë e arkitekturë avant-garde, kemi qenë skuadra, si në Bashki e në qeveri, më besnike ndaj identitetit. Mjafton të shohësh që Sarajet e Toptanëve i shpëtuam nga tentativa e disatë për zjarrvënie, që të kishte fatin e shkollës Kosova, për t’u kthyer truall e pastaj për t’u bërë pallat. E njëjta gjë me Libohovitët, ku me 18-20 palë pronarë u shpëtua nga rrënimi. Mjafton ta shohësh sot se çfarë gjendje është ajo ndërtesë, për të kuptuar që disa punë mund t’i bëjë vetëm dora e dukshme e shtetit, e qeverisë apo e Bashkisë”, përfundoi Veliaj. 

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do jetë një ndërtesë dinjitoze, pol kulturor multifunksional plot hapësira për fëmijët, të cilët do të mund të zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në shumë fusha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dott.Renzo: 16/02/2023 00:15

    Mbille me pemë të ulëta Mediterrane edhe gjithë Digën e Liqenit..Ullinj Shegë Dafina Thana Shelgje etj...,edhe bëje Park me stola,Shatervane e pemë gjithë atë fushën poshtë digës së Liqenit..në anë të rr së Kosovarëve!!!

    Përgjigju
  • Kevi: 15/02/2023 20:01

    mezi po presim perfundimin e kesaj qendre

    Përgjigju
  • Teli: 15/02/2023 20:01

    po e zbukuroni kryeqytetin.bravo

    Përgjigju
  • Mira: 15/02/2023 17:45

    Sa me shume permirsime dhe hapsira per femijet tan aq me mire

    Përgjigju
  • Andi: 15/02/2023 17:26

    Sa shume jeni duke punuar,po beni 4,5 investi pernjehere,nje super pune.

    Përgjigju
  • Toni: 15/02/2023 17:20

    Sa me shume hapesira per femijet aq me mire eshte

    Përgjigju
  • Eni: 15/02/2023 17:19

    E keni zhvilluar shume mire Tiranen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lewis Hamilton s'e ka të lehtë, 32 komandat e timonit të Ferrarit që duhen mësuar përmendësh

Lewis Hamilton s'e ka të lehtë, 32 komandat e timonit të Ferrarit që duhen mësuar përmendësh