Thirrje për aplikime në kursin një javor të trajnimit "Programi i të rinjve"
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-A)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), po zbaton një sërë aktivitetesh të planifikuara si pjesë e Paketës së Punës 2 me qëllim Forcimin Institucional të OSHC-ve.
Në kuadër të aktiviteteve të kësaj pakete për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të vogla dhe atyre të reja, REC Shqipëri do të organizojë kursin e dytë të trajnimit një javor të quajtur "Programi i të rinjve", me datat 19 - 24 Maj 2014.
Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh si organizimi, menaxhimi dhe administrimi i OJF-ve, motivimi i anëtarëve, vullnetarizmi, si të shkruajmë një projekt-propozim dhe gjetja e fondeve.
Kursi do të zhvillohet gjatë një jave, ku çdo modul e vë theksin te mësimi teorik dhe praktik mbi tematikat e përzgjedhura.
Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve (një person për organizatë), të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontribut në forcimin e mëtejshëm të organizatës që ata përfaqësojnë.
Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni:
- Një shprehje interesi nga Drejtuesi i Organizatës që ju përfaqësoni si dhe
- (II) Formularin e aplikimit, të plotësuar, i cili gjendet në faqen e programit:
Meqe fokusi i këtij kursi trajnimi është përfshirja më e madhe e të rinjve në rradhët e shoqërisë civile në Shqipëri, mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 25 vjeç.
Aplikimet duhet të dërgohet në adresën e e-mailit: [email protected], brenda datës 5 Maj 2014.
Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:
Genta Hoxha
Menaxhere Projekti REC Shqipëri
Tel: +355 4 223 2928
E-mail: [email protected]
Web: www.senior-a.al / http://albania.rec.org