Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj kanë përuruar qendrën Rinore në kryeqytet e cila ndodhet pranë Rrugës së Kavajës, rikonstruksioni i së cilës shkaktoi edhe një përplasje mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
“Ne besojmë që më shumë hapësira publike duhet t’iu kthehen të të rinjve. Të rinjtë nuk kanë më shumë nevojë për kafe se sa për një qendër rinore. Ne besojmë tek energjia e të rinjve. “- tha Veliaj.
Ndërkohë Kryeministri Rama ka ironizuar mos praninë e kryetarit të Bashkisë në ceremoninë e përurimit të qendrës rinore duke thënë se ndoshta nuk ka qenë në zyrën e Bashkisë.
“Dëgjova nga organizatorët që kishin pak mërzi se e kanë ftuar kryetarin e bashkisë dhe ai nuik ka ardhur. Me siguri e keni çuar ftesën tek Bashkia e Tiranës, por kryetari nuk ka qenë.”- tha Rama.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rikonstruksioni i Qendrës Rinore Bashkia përplasje me Ministrinë