Mungesa e shërbimit shëndetësor është një problem madhor për 150 banorët e këtij fshati. Ata shprehen se infermierja që mbulon këtë zonë shkon në raste të rralla në banesë, ndërsa në përditshmëri të moshuar e fëmijë udhëtojnë drejt zonave urbane.

 “Kemi disa vite që nuk kemi ambulancë. Ambulanca këtu ka qenë e vjetër që në kohën e komunizmit. Nuk ka kushte, mizerja, jo kushte. Këtu jemi 50 -60 familje. Të gjithë shkojmë në Gajde, Poshnje. Infermierja është e emëruar këtu, po nuk vjen se nuk ka ku të rrijë këtu”

Janë ankuar tek deputetët e zonës apo zyrtarët lokalë, por kanë marrë veç premtime boshe.

“Ne kemi vite qe s’na vjen asnjë infermier, as ambulance.  Një banor i duhet 23 km të vejë në fshat. Ka mbi 5 vite që është katandisur në këtë gjendje. Ka 30 vjet do e bëjmë, na thanë do e bëjmë dhe s’u bë”

Për shkak se mungon qendra shëndetësore dhe infrastruktura rrugore ky fshat po shpopullohet çdo vit e më shumë.