Qendra Toptani çel siparin e festimeve të
1-vjetorit: 3 ditë feste dhe dhurata për vizitorët

Qendra Toptani çel siparin e festimeve të<br />1-vjetorit: 3 ditë feste dhe dhurata për vizitorët<br>
Qendra Tregtare Toptani, sipërmarrja e madhe retail në zemër të kryeqytetit, ka nisur sot zyrtarisht festimet e 1 Vjetorit. Nga data 2 deri më 4 Mars, vizitorët e qendrës do të kenë mundësi të përjetojnë një përvojë të shkëlqyer argëtimi, kalimi kohe të lirë cilësore, blerjesh dhe surprizash. Oferta të ndryshme në këtë përvjetor të parë do të jenë të pranishme në një mori dyqanesh të qendrës në kategoritë e veshjeve dhe artikujve sportivë, shtëpisë dhe dekorit, dyqaneve të fëmijëve, gastronomisë, aksesorëve si edhe përkujdesjes dhe bukurisë.

Në një ambient komod dhe me hapësira të bollshme dhe në një lokacion perfekt në qendër të Tiranës, Toptani prej tashmë një viti është zgjidhja dhe zgjedhja më konveniente për të gjithë konsumatorët me mbi  90 dyqane të kategorive të ndryshme, hapësira unike argëtimi, në një distancë të afërt dhe lehtësisht të aksesueshme nga këmbësorët, pa pasur nevojë për përdorimin e mjeteve. Qendra është shndërruar tashmë edhe në një atraksion turistik, duke u integruar në guidat e kryeqytetit dhe duke afruar turistë nga vende të ndryshme si Polonia, Çekia, Kina apo Korea e Jugut.

Gjatë festimeve tre ditore, të datave 2,3 dhe 4 Mars qendra tregtare Toptani ka rezervuar një pafundësi dhuratash surprizë në shenjë falëndërimi dhe mirënjohje për të gjithë vizitorët e të gjitha grupmoshave të cilat do të zbulohen gjatë tre ditëve të festës në orare të ndryshme, gjatë kalimit të kohës së lirë në qendër. Cirku i Tiranes, show fantastik i violinave, loja unike e Pinates, dhe shume aktivitete të tjera do të ofrojnë një argëtim të garantuar për të gjithë familjen.
Qendra Tregtare Toptani
Qendra Tregtare Toptani
Qendra Tregtare Toptani

Gjithashtu, Qendra Toptani ka lançuar suksesshëm në treg, aplikacionin Toptani Shopping Center të cilin mund ta shkarkoni lehtësisht në Apple store dhe Google store.
Qendra Tregtare Toptani
Me mbi 25,000 shkarkime në më pak se tre muaj, aplikacioni sjell më pranë konsumatorin me produktet e qendrës  nëpërmjet njoftimeve  të menjëhershme mbi ofertat, promocionet, eventet e ndryshme  dhe hapjet më të reja në qendër duke lehtësuar përvojën e blerjeve në kohë dhe para si edhe marrjen e menjëhershme të informacionit. Deri tani mbi 1000 klientë kanë përftuar dhurata të ndryshme duke shkarkuar aplikacionin në telefonat e tyre.

Qendra Tregtare Toptani, është një investim i kompanise Gener 2 njëherazi dhe një nga grupet investitore më të mëdha në vend në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës me mbi 1,000 të punësuar. Qendra është e organizuar në 8 kate retail, 90 dyqane dhe hapësira argëtimi për fëmijë e të rritur, bare dhe restorante, 4 kate parkim nëntokësor me 600 poste parkimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe 61,000 m2.

Ndërtesa është e dallueshme dhe unike në rajon për nga cilësia, origjinaliteti dhe dizajni ergonomik i projektit, konceptuar nga arkitekti i famshëm hollandez Winy Maas dhe studio MVRDV.
Qendra Tregtare Toptani

t
d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar