Qendrat e jetimëve vende për të pasuruar drejtuesit

Juristë të pyetur mbrëmë nga "Shqiptarja.com" për birësimin e dy fëmijëve nga Shqipëria prej një çifti homoseksual në SHBA, thanë se kur është bërë ky birësim, në 2003, nuk ka patur kurrfarë legjislacioni amerikan që pranonte birësimin nga prindër gay. Ish-këshilltari juridik i Ambasadës Amerikane në Tiranë ai ka bërë birësim në emër të nënës, sepse atij nuk i lejohej dhe kjo ishte arsyeja që ambasada e largoi nga shërbimi në 2003, madje ndaj tij autoritetet amerikane hapën edhe një hetim administrativ. Nga ana tjetër nuk mungojnë akuzat që u bëhen drejtues të institucioneve që strehojnë jetimët në Shqipëri. Sipas të dhënave mendohet se 31 mijë fëmijë futen në kategorinë e jetimëve në Shqipëri, por mbi 1600 prej tyre strehohen dhe trajtohen në qendrat rezidente të shtetit shqiptar. Por edhe aty ata nuk janë të mbrojtur nga abuzimi që bëhet me trajtimin dhe të ardhmen e tyre. Sipas Ilir Çumanit drejtor i Institutit Kombëtar për Integrimin e Jetimëve, përgjatë këtyre viteve, shumë drejtues të institucioneve për jetimët, hynë me duar në xhepa si drejtues dhe dolën prej andej të mbuluar me pasuri të shumta të vëna në mënyrë të dyshimtë dhe gjithnjë ata qarkullojnë brenda 2-3 viteve për tua lënë radhën abuzuesve të tjerë me jetën e jetimëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA