QËNDRESA/ 'Lufta me gjermanët në Delvinë, e parë me sytë e nënës sime'

QËNDRESA/ 'Lufta me gjermanët në Delvinë, e parë me sytë e nënës sime'

Gjermanët duke pushkatuar popullsinë civile

Një nga ngjarjet me heroike është Lufta e Delvinës e 21 korrikut të 1944. Pushtuesit gjermanë kishin epërsi në armatime. Ishin rreth 800 forca partizane. Nga armiku përveç 500 ushtarëve gjermane ishin mobilizuar dhe rreth 300-400 bashkëpunëtorë të tyre e balliste, jo vetëm nga Delvina e fshatrat përreth, por edhe të ardhur me ta.

Është një lapidar në qendër të sheshit në Delvine,i paprekur edhe në këtë zallamahi të pas viteve '90. E respektojnë e nuk guxoi njeri të vërë dorë. Janë emrat e 22 dëshmorëve të rënë heroikisht në këtë luftë. Kujtimet për ta vinë edhe në ditët tona nga dokumentet,librat,rrëfimet gojore të dëshmitarëve të asaj ngjarjeje heroike.

"Në këtë luftë armiku la rreth 150 të vrarë, shumë robër e të plagosur. Nga partizanët 22 dëshmorë, 6 robër dhe 22 të plagosur. U plagosën rëndë Agim Cuci, Kamber Haxhiu, etj."(Nga enciklopedia e Delvinës e Sarandës. A. Pango. faqe222)

Rrëfimet bëhen edhe me të gjalla nga dëshmitaret.

Muhazeze Qillimi Kanushi

Mamaja jone, Nasudi Bido(Qilimi) tregonte:

"Kur nisi lufta mbi shtëpinë tonë në rrëzë të Kalasë u trondit vendi, na ngriu gjaku. Të mbledhur kokë më kokë me nënën ,zbritëm te katoqi poshtë ,ku mbanim kashtën.

-Djali ,djali!-i dridhej buza nënës. Vëllai, Tekiu(Bido), as 17 vjeç, kishte ardhur para dy ditësh as gjysmë ore në shtëpi,nga koha që kishte dalë partizan. Erdhi me një tjetër që mbante një arme të rëndë në krah.

-Është partizan italian, -na tha. Po me mëson dhe mitralozin.
Nëna, si nëna, u hodh e puthi italianin -Bir i nënës!- i tha me lot në sy. Aq ishte takimi, morën bukën me ç'i vuri nëna e u larguan te shokët. Italianit emrin nuk ia mësuam, por fytyrën ia mbaj mend si sot.

Pas rreth 6 orësh pushuan të shtënat. Ne Xhermahalle u bë luftë e madhe.. Nuk dinim ç’ishte bërë rreth e rrotull. I pari doli babai(Devish Bido, gjyshi im nga mamaja dhe i Ardit Bidos nga babai) kishte marrë pushkën e fshehur nën musandara,reshti nënën e nënëmadhen nga të qarat e iu tha: Do shkoj unë, po është se duhem gjëkundi për luftë, kam marrë këtë.

-Shiko për Tekiun !-i thotë nëna.
-Edhe për Nurcen - e porosit nanmadhja për djalin e Godos(Lame),djalit tjetër të saj.
Nuk shkoi shumë dhe u kthye përsëri të menia,po merrte shkallen.

-Shtromë një rrobë, se është një partizan i plagosur !-na tha.- Me jep një këllëf të bardhë! E vuri këllëfin në një shkop e u nis.

E donte si shenjë të mos ta qëllonin,se kishte të plagosur.
Mori dhe gjitonin tonë Ganiun (Beqiri) e vunë të plagosurin në shkallë dhe humbën nga site tanë. Na u shtua meraku edhe më shumë.

Po me vëllanë,Tekiun ç’bëhet ?! Pa menduar mirë mora goci(prapa krahëve)Refatin, as dy vjeç e u nisa. As nëna nuk më pa. Kalova nga kroi te shtëpia e xha Godos nëpër kalldrëme, atje pashe disa të vrarë e fillova të ktheja trupat për t’iu parë fytyrat.

Gjeta italianin që kish ardhur në shtëpi,të mbuluar me gjak. Fillova të qaja. Isha vetëm 12 vjeçe,e Refati as 2 vjeç qante me mua. Me radhë i pashë të vrarët, kur ndesha me një grup burrash me një shkop të trashë në dorë. Hedh sytë, një femër gjysmë e zhveshur me të mbathura e sutjena të zeza. Rrobat e tjera i kishte më tutje. E shikoj dhe njëhere e njoha: Ishte Lajlaja((Malo), vajza e lagjes sone. Akoma merrte frimë. 
Uh-ç'më panë sytë?! Tmerr!

E kishin kaluar 50 e ca vjet,nga sytë derdhte lotë për atë që kishte parë nëna jonë,dëshmitarja-fëmijë.

-Nuk më bënin këmbët të lëvizja as tutje e as tehu. Kur erdhi xhaxhesha, Zishani. Edhe ajo kishte dalë të kërkonte të birin,Nurçen.

Në krye të burrave ishte një burrë me çizme të lustruara, ballistë e të tjerë të lidhur sa me italianet e më pas me gjermanët. Po e bënin gati për ta shkuar ne hell.

Trimëreshë Zishani, hoqi shifonin (shallë i zi i madh) ia hodhi mbi trup vajzës së zhveshur e iu drejtua një djali të lagjes:

-Edhe ti,more, qe e ke motër, kushëri e bën këtë!?
Ptuuuu!-e pështyu në surrat.

Të tjerët pyetën se cila ishte kjo grua,por ai nuk guxoi të jepte të dhena. Mua më larguan. Ikja dhe qaja... Kur arrita në shtëpi babai s'kishte ardhur akoma. Erdhi i dëshpëruar.

-Mbaroi ,-na tha. Deri te Ura e Gjymishës e çova. E mështengëm pak nga kalonte rruga, e mbuluam me dhe e shkarpa, me duar.

Djali që ra dëshmor ishte Veliko Rexhua nga Markati.

.... vazhdon rrëfimi i mamasë sone:
"...Lajmin sec kishte ndodhur ne ate dite ,na i solli babai. Megjithese te gjithe ishin te frikesuar,qe ne saba heret u ngrit per ne pazar. Mbaheshim nga puna e tij me buke te gjithe.

Meraku per djalin e coi te rrapi ku ishin vene trupat e te rinjve e te rejave anti-fashiste. Sic tregoi ishin te zhveshur e nje pjese te kaluar dhe ne hell. Rreth tyre kishte fashiste shqiptare qe jepnin e merrnin me ze te larte,se populli i Delvines i kishte mbuluar naten me dege peme, ndonje rrobe e ndonje lule, keta te rinj te vrare barbarisht. Donin ti hiqnin mbulesen e dhene nga populli e t'i linin zbuluar. Me shume se gjermanet ,benin keta hurlerat shqiptare fashiste.

-Djali ,nuk ishte,as Nurcia ,-na tha babai. Pashe Lajlane e Malove, djalin e Llambraqajve,miqve tane,edhe nje lefterohorit,sic me thane shoket.(Jorgo Cavo).edhe italianin qe erdhi ne shtepi me Tekiun. Ishte dhe partizani qe e ngritem me shkallen e menes! -E kishin nxjerre nga andej ,ku e fshehem.

Te gjithe ne lule te rinise... Ai burre qe nuk e kishim pare te qante u ul dhe nxorri mandilen te fshinte lotet....

Pas disa ditesh ne shtepi vine nje grup i armatosur burrash me bidon vajguri a nuk di cfare, per te na djegur shtepine. I printe nje me paranomin"maci" nga Kurveleshi. Babai e njihte dhe dinte qe i "hante"napolonat. Ia ben me shenje nenes e me ze te ulet i thote te jape gjerdanin. E dinte malukati edhe qe nena (Saideja) kishte vellane e vetem partizan (Lesko Lato, ne Brigaden e 8-te),per Tekiun po e po,por kishin spiunuar dhe per babain,per transportin e partizanit te plagosur. I tha te gjitha me ulerime. 
Kur nena nxorri gjerdanin me napolona floriri, beri shenje te mos e pitirisnin me lengdjeges shtepine. I mori e keshtu shpetuam.

... Mos me ngani me... ,se nuk iu flas dot me shume! -na tha nena jone, tashme e moshuar duke pshertitur, e si dikur e traumatizuar nga ajo qe kishte pare si femije..."

I kthehemi fakteve :

-Lufta antifashiste u be se bashku pa dallim feje, kombesije, gjinije. Ne Delvine kane bashkejetuar vellazerisht shqiptare e minoritare. Nga 22 deshmore 8 jane nga minoriteti grek ,2 partizane italiane,2 femra(Urani Bari e Lajla Malo).

(Shih emrat ne foton e lapidarit)

Lapidari i Dëshmorëve në Delvinë

-Janë jo vetëm nga Delvina ,por dhe me një shtrirje gjeografike me te gjere: nga Çamëria, Veliko Rexho e Veli Myrto. Ndër trimat e spikatur ishte komisari lekliot Polo Bezhani, që më parë i kishte rënë vëllai Arqilea në luftë për liri.

Ishte luftë kundër pushtuesve dhe jo luftë civile. Në radhët e partizanëve kishte nga të gjitha shtresat e popullit. Edhe nga të pasurit:-) Nga Kallapodhajt, Astrit e Besnik Kallapodhi; nga Dizdarajt, Hulo Dizdari (babai i Limoz Dizdarit) doli partizan me gjithë bujqit e tij e dy vëllezërit Merxhani që ranë heroikisht për liri.

-Krimet u bënë me pjesëmarrjen e tradhëtareve shqiptare. 500 ishin nazistët,300-400 bashkëpunëtoret e tyre (nga enciklopedia...faqe 222. A.PANGO).

Ishin këta që shkuan ne hell të vrarët, edhe kundër ligjeve të luftës. I lanë disa ditë në zhegun e korrikut, derisa mori erë qyteti. Ishin këta që ia vunë gishtin familjeve të partizanëve e që ndihmuan luftën e i dogjën e plaçkitën. Ishin këta e nazistët që robërit e luftës i dërguan në kampet e përqendrimit. Midis tyre: Nurfo Malua (motra e Lajlasë), Esat Raca nga Palavlia, Qemal Veizi, 18 muaj ne Mat'hauzen,etj.,etj.,

Gjatë debatit të këtyre ditëve, përpara se të shkruheshin broçkullat për dëshmorët-kriminelë !!!!!,të mesonin e të shkruanin këto fakte monstruoze, që njerëzit e popullit i kanë parë ëm sytë e tyre.

-Një popull që e do lirinë s'ka gjë që ta ndalë. Asgjë nuk i ndali delvinjotët antifashistë. Me lirinë në zemër,më shumë se me herët u hodhën në luftën për çlirim. Dëshmorë të shumtë ka qyteti im...I përjetshëm kujtimi i tyre!

Heroizmi i tyre u përjetësua në lapidarë,në këngë,në vargjet që i thuri populli,në shpirt të trashëguar brez pas brezi. Vargje per Polo Bezhanin nga delvinjotet:
"Para doli komisari,
Shoku Polo me guxim,
-Asgje mos te na ndale,
Atdheu kerkon lirine."

Për këtë antifashizem mbarëpopullor,Evropa na renditi me fitimtarët e Luftes kundër fashizmit në Konferencen e Paqes në Paris. Ne delegacionin e shtetit tonë ishte dhe delvinjoti Javer Malo,nga familja e Lajla trimes. 9 Maji është Dita e Europes që në themelet e saj ka antifashizmin. Jemi me ty,Europë!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veli Stafa: 13/05/2019 11:45

    Shkrim i bukur,homazh per keta djem te rinj idealiste. Mbiemri Qilimi sec me kujtoi Mustafane (Ndjese Paste) mikun e babait qe na vinte shpesh ne shtepi dhe bisedonim. Bisedonim si shoke pavarsisht se ishim te rinj (22-25 vjecare) dhe Ai burre ne moshe. Na tregonte ngjarje nga jeta e tij nga Lufta per Clirim Kombetar ku dhane jeten shume te rinj e te reja deshmore.

    Përgjigju
    • Muazeze Qilimi Kanushi: 08/05/2021 22:44

      Te pergjigjem me shume vonese. E di qe jeni nipi i Veli e Qemal Stafes. Une jam nje nga pasardheset e xhaxhi Mustafajit. Im ate dhe ai ishin te femije xhaxhallaresh te rritur nga gjyshja ime,pas ikjes nga jeta te se emes. Per pritjen e bere te Qemal Stafes ne familjen tone,kam nje status te perseritur me 5 maj 2021. Mund ta gjeni ne murin tim te fb me emrin e mesiperm. Respekte

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja