Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
"Pata një bisedë të mirë me të", u tha presidenti amerikan gazetarëve, teksa shtoi me siguri se Putin "nuk do të sulmojë vendet e NATO-s".
Gjithashtu Donald Trump ka thënë se nuk është i shqetësuar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s.
"Nuk jam i shqetësuar... fare. Nuk ka problem", shpjegoi ai në një intervistë me Axios, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me një provokim të mundshëm rus kundër vendeve të NATO-s.
Sipas ‘thashethemeve’ të raportuara nga Wall Street Journal, shefi i CIA-s, John Ratcliffe, fluturoi për në Moskë për të paralajmëruar Rusinë të mos sulmonte vendet e NATO-s.
Lidhur me udhëtimin e shefit të CIA-s në Moskë, Trump përsëriti se udhëtimi ishte "një angazhim normal pune", teksa shprehu konfuzionin e tij mbi bujën mediatike që rrethonte misionin.
"Ratcliffe takohet me homologun e tij rus një herë në gjashtë muaj ose një herë në vit. Ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk kishte asnjë mesazh dhe nuk kishte asgjë të pazakontë", tha Trump në një intervistë me Axios.
Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, konfirmoi se u takua me Ratcliffe gjatë vizitës së tij në Moskë dhe i quajti diskutimet "një pjesë normale të punës së tyre".










Komente
Komento