Qëndresa Qytetare: Katër problematika në Zgjedhjet e Himarës, komisionerët po flasin greqisht!

Qëndresa Qytetare: Katër problematika në Zgjedhjet e Himarës, komisionerët po flasin greqisht!

Procesi i votimit në Himarë

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës kanë hyrë në fazën kryesore dhe procesi po vijon normalisht dhe pa incidente. Por nuk kanë munguar reagimet e kampeve politike dhe deri deklaratat akuzuese për shkak të çështjes së votuesve me karta të skaduara. KQZ njoftoi se procesi nuk ka probleme, kurse Omonia e Himarës shfaqi pretendime.

Kurse Qëndresa Qytetare njoftoi se po monitoron zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë dhe deri në orën 10:00 janë identifikuar disa problematika.

Mes tyre janë mungesa e listave të votuesve në KQV, votuesit me karta të skaduara që nuk ushtrojnë dot të drejtën, mosinformimi i qytetarëve për qendrat e votimit, pritjet e gjata dhe tensionet mes komisionerëve. Gjithashtu edhe komunikimi në gjuhën greke nga komisionerët, duke e vështirësuar procesin.

“Një nga problemet më kritike ishte përdorimi i gjuhës greke nga komisionet në KQV, duke vështirësuar kështu edhe rolin e vëzhguesve. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët. Këto problematika nuk duhet të pengojnë të drejtën themelore të qytetarëve për të votuar dhe për të marrë pjesë në procesin demokratik. Ne inkurajojmë të gjitha palët të bashkëpunojnë për të garantuar një mjedis zgjedhor të qetë dhe të rregullt”, thuhet në deklaratën e Qëndresës Qytetare.

Problematikat sipas Qëndresës Qytetare:

- Mungesa e listave të votuesve para KQV për orët e para të votimit

- Një numër i konsiderueshëm i votuesve kanë pasur karta ID të skaduara, duke e bërë të pamundur votimin

- Qytetarët nuk janë të informuar se ku duhet të votojnë dhe për shkak të pritjeve të gjata në QV demotivohen për të votuar

- Tension mes komisionerëve

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni