Qendrim Rijani sjell komedinë
“39 hapat” në Teatrin e Metropolit

Qendrim Rijani sjell komedinë<br />“39 hapat” në Teatrin e Metropolit
Komedia “39 Hapat” vjen premierë në Shqipëri dhe në Ballkan. Me regji të Qëndrim Rijanit dhe asistentes Ina Elezi, kjo komedi do të ngjitet në skenën e Teatrit të Metropolit më 14 prill. 

E interpretuar vetëm nga katër aktorë, të cilët portretizojnë 150 karaktere, vepra e autorit Patric Barlow, e famshme në Broduej, vjen për herë të parë premierë në Shqipëri dhe Evropë, sipas deklaratës zyrtare të këtij teatri. 

Shfaqja ngjitet në skenë me aktorët e njohur Neritan Liçaj, Florian Agalliu e Donald Shehu, Jonida Vokshi, duke shkaktuar situata humori.

Kostumet e aktorëve janë ideuar nga vetë drejtoresha e teatrit të Metropolit Jonida Beqo. Në komedinë “39 Hapat” shpeshherë aktorët i ndërrojnë rolet përpara syrit të spektatorit.

Vepra është një histori aventurore e heroit të pashëm Richard Hannay, i cili është në garë për të zgjidhur misterin e 39 Hapave. Një lojë që bëhet për të pastruar emrin e tij. 

Richard-i takohet me një grua që ka zbuluar një komplot për të vjedhur sekrete të ushtrisë britanike, që e ka kryer kreu i një organizate spiunazhi të quajtur “39 Hapat”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar