Dhe personazhi është…protestuesi. Nga vendet arabe, në Europë dhe SHBA. Ngjarje të mbushura me gjak, dhimbje, revoltë, humbës që dukeshin të përjetshëm dhe fitues ende të pakonfirmuar. Revista e njohur amerikane TIME e zgjodhi personazhin e vitit dhe ai është një fytyrë e mbuluar protestuesi/e. Ka me dhjetra emra që e shtrijnë gjeografinë e protestës në mbarë botën ku kishte dhe po bëhen revolucione, me dhe pa gjak. Fotografi Peter Hapak, posaçërisht për edicionin special të “Time” bëri edhe “portofolin” e vet, me shtete, emra dhe foto: Tunizia me Mannoubia Bouazizi, nënën e shitësit tunizian Mohammed Bouazizi, që i vuri flakën vetes, duke ndezur në vendlindje revolucionin e “jaseminit”. Më pas vijnë shumë emra të tjerë.
Egjipti i nis me blogerin revolucionar Mahmoud Salem, mjeku Yahi Abdel Shafy dhe dhjetra protestues. SHBA përfaqësohet me fotot e protestuesve që zunë sheshet nga Oakland në Wall Street, duke kërkuar rishpërndarjen e të mirave materiale. Spanja, vendi ku filloi ngujimi nëpër sheshe i “të indinjuarve”, me protestues si Carmen Rodriguez, apo kineasti Stephane Grueso, Siria me aktivistët Abdulhamid Sulaiman, Rami Jarrah dhe Mohamed Abazid, që u larguan nga vendi i përgjakur.
India me aktivistin Anna Hazare, kryesuesin e fushatës anti-korrupsion në Indi.Meksika me Javier Sicilia, poetin dhe novelistin meksikan që nisi protestën pasi i biri u vra nga trafikantët e drogës. Greqia, vendi fqinj me protestues si George Anastasopoulos, Katerina Patrikarakou, Marianna Roumelioti Pavlos Papanotis dhe në fund Loukanikos, qeni simbol i protestave në sheshin “Syntagma”.
Po Shqipëria!!?? Ku është Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj, të vrarë në vend nga garda e republikës pasditen e 21 janarit 2011? Nuk janë po aq tronditëse pamjet e tmerrshme të masakrës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, trutë e nxjerra jashtë nga kafka e Hekuranit dhe gjakun që lan pllakat e gurit? Apo palosja e Ziverit para derës së kryeministrisë. Po plagosja në dorë e kolegut Fatos Mahmutaj, apo rrahja brutale e kolegëve të tjerë vetëm pse ishin aty duke kryer detyrën?
Përse nuk përfunduam të paktën në portofolin e Peter Hapak, sepse protestën e lamë para se ta nismin? Nuk bëmë protestë për lirinë, nuk derdhëm mjaftueshëm gjak, apo nuk e meritojmë kopertinën e “Time”, më shumë se qeni grek, që kushedi ku shëtit tani rrugëve të Athinës?
/Shqiptarja.com