Qeni 'hero' që ndoqi nëpër tunele liderin e ISIS al-Bagdadi, i plagosur gjatë operacionit, ai ka marrë lëvdata nga Trump dhe Pentagoni

Qeni 'hero' që ndoqi nëpër tunele liderin e ISIS al-Bagdadi, i plagosur  gjatë operacionit, ai ka marrë lëvdata nga Trump dhe Pentagoni

Qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan kundër kreut të ISIS al-Bagdadi është mbuluar me lëvdata nga presidenti amerikan Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane.

“Qeni i mrekullueshëm ka bërë në Siri një punë të mrekullueshme” – ka shkruar në Twitter Trump dhe ka publikuar një foto.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Milley  theksoi se qeni kishte bërë një punë të jashtëzakonshme. “Pasi u plagos, kafsha tashmë është në rrugën e shërimit të plotë” – tha gjenerali amerikan në washington.

Ai nuk tregoi as emrin dhe as racën e qenit. Ne – tha ai ruajmë identitetin e qenit. Por është mësuar se kafsha është qen stani i racës belge. Kjo lloj race përdoret shpesh në operacionet e ushtrisë amerikane.

Qeni hero e ndoqi nga pas liderin e ISIS në tunelet e errët e të pafund ku al-Bagdadi u detyrua të shpërthente jelekun e tij me lëndë ekspolzive, duke vrarë veten dhe tre fëmijët dhe ku u plagos edhe qeni që u nxorr jashtë nga ushtarët amerikanë.

Ministria e Mbrojtjes e SHBA, deklaroi se mbeteje e trupit të shefit të ISIS u shpërndan në det të hapur. Milley deklaroi vetëm se eleminimi i kufomës së al-Bagdadi ishte bërë në “mënyrë të përshtatshme”. Edhe kufoma e liderit të Al kaedës, Osama Bin Laden, i cili u vra në një operacion ushtarak në Pakistan në vititn 2011, gjithashtu u varros në det.


Lajmi kryesor:

SHBA, Shefi i Shtabit Milley: Kemi kapur dy besnikë të al Bagdadi-t, nuk ka plan për publikimin e imazheve të operacionit, Trump publikon foton e qenit hero


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë