SHBA, Shefi i Shtabit Milley: Kemi kapur dy besnikë të al Bagdadi-t, nuk ka plan për publikimin e imazheve të operacionit, Trump publikon foton e qenit hero

SHBA, Shefi i Shtabit Milley: Kemi kapur dy besnikë të al Bagdadi-t, nuk ka plan për publikimin e imazheve të operacionit, Trump publikon foton e qenit hero

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë amerikane Mark Milley tha se marinsat e Delta Force, gjatë operacioni ushtarak ku u vetëvra lideri i ISIS al-Bagdadi, kishin kapur të gjallë dy besnik të tij dhe se ata tani janë nën arrest në një strukturë të sigurt në SHBA.

Gjenerali Milley tha se shpresonte që prej tyre të mund të merrnin informacion të vlefshëm dhe njoftoi gjithashtu se eshtrat e Bagdadi ishin asgjësuar dhe ndryshe nga ajo cfarë kishte daklaruar presidenti Trump, nuk kishte ndonjë plan për të ndarë me publikun imazhe filmik të operacionit dhe vetëvrasjes së tij.

Milley - ushtarak i rangut më të lartë në ushtrinë amerikane - tha që fotot dhe video po kalonin "një proces deklasifikimi" por ai nuk dha informacione më të detajuara për dy të besuarit e ndaluar të liderit të Shtetit Islamik.

Në lidhje me deklaratën e Trump se al- Bagdadi kishte qarë si fēmijë përpara se të vdiste, gjenerali tha se ai nuk kishte informacion për këtë por shtoi se presidenti kishte akses lidhje direkte me Ranger-sat amerikanë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë amerikane tha gjithashtu se trupat amerikane do të vazhdojnë të mbrojnë fushat e naftës në Siri por "në fund të ditës" ata do të kthehen në shtëpi.

Donald Trump në përgjigje të dyshimeve të shprehura nga Moska zyrtare për vrasjen e al-Bagdadi, tha se "Ai është i vdekur, është i vdekur si gozhda e një dere dhe nuk pati ndonjë vdekje të guximshme. Këtë mund t’jua them me siguri”. Trump nuk harroi të sulmonte dhe paraardhesin e tij Obama kur tha se al Bagdadi duhej të ishte kapur rob apo vrarë nga një tjetër president.

Presidenti Trump gjithashtu ka postuar nw Twitter fotografinë e qenit hero që ndihmojë në kapjen dhe vrasjen e liderit të ISIS. Qeni i plagosur gjatë operacionit ka bërë një punë të shkëlqyeshme në kapjen dhe vrasjen e udhëheqësit të Isis", tha Trump. 

Ndërkohë Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se ka rritur vigjilencën pas vdekjes së udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, por nuk ka plane për të ngritur nivelin e alarmit.

Al-Bagdadi hodhi veten në erë, pasi u rrethua nga forcat amerikane, teksa ndodhej në një tunel brenda kompleksit të tij në Siri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Trump thotë se edhe zëvendësi i Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë (FOTO)

Menjëherë pasi mediat hodhën dyshime se në krye të ISIS do të vinte Haxhi Abdullah al-Afari, i njohur ndryshe me pseudonimin “profesori”, presidenti amerikan Trump njoftoi se trupat elitë eliminuan liderin e ardhshëm të shtetit islamik.

Përmes një njoftimi në twitter Trump shkruan: “Sapo u konfirmua që zëvendësuesi numër një i liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, është ekzekutuar nga trupat amerikane. Edhe ai ka vdekur tashmë.”

Lajmi për eliminimin e zëvendësit të liderit të ISIS, vjen vetëm 2 ditë pasi presidenti Trump tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se Abu Bakr al-Baghdadi hodhi veten në erë së bashku me 3 fëmijët e tij.

Gjatë operacionit trupat amerikane kanë kapur edhe 2 persona të tjerë që shoqëronin themeluesin e organizatës terroriste.

Ora 15:08
Al-Bagdadin e tradhtuan...mbathjet e tij, spiuni kurd i liderit të Shtetit Islamik

Autoritetet kurde pretendojnë se drita jeshile për nisjen e operacionit të forcave speciale amerikane, u ‘ndez’ pasi një spiun kurdë kishte vjedhur një palë mbathje të të liderit të Shtetit Islamik për të vërtetuar identitetin e tij.

Forcat Demokratike Siriane thonë se ata kanë luajtur një rol determinant në gjurmimin e Bagdadit në një kompleks në veri të Sirisë, në kohën kur ai po planifikonte arratisjen përtej kufirit me Turqinë.

Presidenti amerikan pas përfundimit të operacionit, i përmendi kurdët se kishin ndihmuar në suksesin e vrasjes së al-Bagdadi por nuk specifikoi se si ata kishin dhënë ndihmesën e tyre.

Autoritetet kurdë thonë se që nga muaji maj ata kishin bashkëpunuar ngushtësisht me CIA-n për monitorimin e kreut të ISIS.

Një zyrtar i lartë kurdë tha se “Një prej njerëzve tanë ishte në gjendje të hynte në shtëpinë ku fshihej Al Bagdadi. Ai i ndryshonte vendbanimet shumë shpesh dhe po përgatitej të transferohej në një vend të ri në kufirin me Turqinë“.

Falë mbathjeve që ky person mori, u bë i mundur një test AND-je, dhe u vërtetua se bëhej fjalë saktësisht për kreun e shtetit islamik.

Ora 14:04
Qeni 'hero' që ndoqi nëpër tunele liderin e ISIS al-Bagdadi, i plagosur gjatë operacionit, ai ka marrë lëvdata nga Trump dhe Pentagoni

Qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan kundër kreut të ISIS al-Bagdadi është mbuluar me lëvdata nga presidenti amerikan Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane.

“Qeni i mrekullueshëm ka bërë në Siri një punë të mrekullueshme” – ka shkruar në Twitter Trump dhe ka publikuar një foto.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Milley  theksoi se qeni kishte bërë një punë të jashtëzakonshme. “Pasi u plagos, kafsha tashmë është në rrugën e shërimit të plotë” – tha gjenerali amerikan në washington.

Ai nuk tregoi as emrin dhe as racën e qenit. Ne – tha ai ruajmë identitetin e qenit. Por është mësuar se kafsha është qen stani i racës belge. Kjo lloj race përdoret shpesh në operacionet e ushtrisë amerikane.

Qeni hero e ndoqi nga pas liderin e ISIS në tunelet e errët e të pafund ku al-Bagdadi u detyrua të shpërthente jelekun e tij me lëndë ekspolzive, duke vrarë veten dhe tre fëmijët dhe ku u plagos edhe qeni që u nxorr jashtë nga ushtarët amerikanë.

Ministria e Mbrojtjes e SHBA, deklaroi se mbeteje e trupit të shefit të ISIS u shpërndan në det të hapur. Milley deklaroi vetëm se eleminimi i kufomës së al-Bagdadi ishte bërë në “mënyrë të përshtatshme”. Edhe kufoma e liderit të Al kaedës, Osama Bin Laden, i cili u vra në një operacion ushtarak në Pakistan në vititn 2011, gjithashtu u varros në det.

Ora 11:56
Stamboll, policia turke arreston tre ekstremistë të shtetit islamik, kishin përgatitur një sulm terrorist

Policia turke ka arrestuar tre ekstremistë të shtetit islamik të cilët dyshohet se kishin planifikuar një sulm "të bujshëm" pas vrasjes së liderit të organizatës terroriste Abu Bakr al-Bagdadi.

Agjencia Anadolu raporton se të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë arrestuar në Stamboll.

Sipas gazetës, ata kishin planifikuar një sulm terrorist  gjatë përkujtimit të sotëm të 96 vjetorit të republikës turke.

Turqia ka rritur sigurinë në vend, pas vrasjes së al-Bagdadi në një operacion amerikan në Siri në fundjavë.

Dje policia arrestoi 20 shtetas të huaj të dyshuar se ishin të lidhur me Shtetin Islamik.

Në  2015 dhe 2016, Turqia u godit nga një valë sulmesh që vranë rreth 300 njerëz. Ankaja akuzoi shtetin Militantët islamikë dhe kurdë të sulmeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja