Një 58 vjeçar nga Elbasani është kafshuar nga një qen Pitbull dhe ka ndërruar jetë rreth orës 00.01 të ditës së sotme. Burime të besueshme raportuan se 58 vjeçari Rifat Bajrami nga lagja "5 Maji " pak ditë më parë është sulmuar nga një "Pitbull". Nga sulmi i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58 vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë. Ky është rasti i dytë me pasoja në bashkinë e Elbasanit pasi më herët një grua ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së Paprrit.
(Lajmërimi i vdekjes së 58-vjeçarit në Elbasan)
Ndërkohë sikur të mos mjaftojnë incidentet e shpeshta pothuajse çdo ditë shikon rrugëve të qytetit të Elbasanit qenë që shëtisin por edhe pse qentë e racave kanë krijuar incidente askush nuk ka marrë masa të mirëfillëta për të evituar një problematikë të tillë.
U dashka levizur i armatosur ne kete pike pa ofenduar askend,ngushellime familjareve
PërgjigjuDilni ne protesta per te mbrojtur qente e rruges Mire e kishte shoku Enver qe i asgjesonte jo vetem qente me kater kembe por edhe ata me dy kembe
PërgjigjuUne nuk bej pjese tek ata qente me dy kembe qe per te vjedhur marrin jete njerezish Mua nuk me vjen as tek maja e thonjve.
Po ti Hasan te kush race ben pjese?