‘Qeni meksikan ishte më njeri sesa ti’, gazetarët turq ‘shpërthejnë’ ndaj Ronaldos: As çaj nuk do pish më në Turqi

‘Qeni meksikan ishte më njeri sesa ti’, gazetarët turq ‘shpërthejnë’ ndaj Ronaldos: As çaj nuk do pish më në Turqi

Cristiano Ronaldo, rrënoja nga tërmeti në Turqi

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka qenë ndër të paktët lojtarë të cilët nuk kanë reaguar për tërmetet shkatërrimtare që shkaktuan vdekjen e më shumë se 50 mijë personave të mbetur nën rrënoja.

Ronaldo ndryshe nga futbollistë të tjerë, as nuk postoi asgjë për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave të tërmetit.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga vendasit, sidomos nga mediat turke, ku dy moderatorë e kanë kritikuar ashpër futbollistin portugez. Ertem Şener dhe Sinan Engin thanë se tashmë portugezi nuk është më i mirëpritur në Turqi.

“Edhe qeni meksikan ishte më njeri se ti. Zemra jote është kallo, tashmë as çaj nuk mund të pish në Turqi. Nëse do të kishte ndodhur tërmet në vendin tënd, Turqia do ishte e para që do ofronte ndihmë ndryshe nga ti. Ke shkuar në Al Nassr, je në vendin që meriton”-u shprehën dy moderatorët ndaj Ronaldos.

Moderatorët u janë referuar qenve meksikanë pasi Meksika i dërgoi si ndihmë për të gjetur të bllokuarit nën rrënoja. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar