GENOVA - Është akoma duke u eksperimentuar, por të dhënat e para, janë vërtet inkurajuese. Një grup urologësh, nga Genova, kanë gjetur një rrugë mjaft të veçantë për zbulimin e tumorit të prostatës.
Dy qenë në “Qendrën Italiane të Kujdesit ndaj Qenve”, po ndjekin një stërvitje të vecantë për të zbuluar kancerin e prostatës, dhe kjo është përmes nuhatjes së urinës.
Megjithëse eksperimenti është akoma në fazën fillestare, rezultatet e para të marra nga qentë, u kanë dhënë besim urologëve për të ardhmen. Qentë, njëri pastor gjerman, tjetri pastor belg, përdoreshin më përpara nga ushtria italiane për zbulimin e eksplozivëve.
Megjithatë rezultatet do t’i nënshtrohen një analize më të detajuar, nga një grup mjekësh, biologësh dhe veterinerësh. Nëse rezultatet e arritura arrijnë të provojnë eksperimentin atëherë nuk do të ishte cudi nëse në një të ardhme, pjesë e stafit mjekësor të spitaleve do të ishin edhe qentë supernuhatës.
Ndërkaq, planet e shkencëtarëve nuk mbarojnë me kaq, pasi po me anë të nuhatjes, po përgatiten eksperimente për zbulimin e sëmundjeve të tjera të rrezikshme për njeriun, aq sa po mendohet krijimi i një “hunde elektronike”, e aftë të zbulojë dhe analizojë sëmundje të ndryshme dhe stadin në të cilën ndodhen.
(Redaksia Online)
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com