Maya është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar. Këngëtarja e muzikës popullore është vënë gjithmonë në qendër të mediave për shkak të punës dhe këngëve të saj, por këtë radhë na paska mbajtur të fshehtë diçka.
Maya qenka 8-muajshe shtatzënë dhe mesa duket ka dashur ta mbajë sa më private këtë çështje por nuk ja doli dot. Të ftuar në “Fun Day” ishin gazetarët e “Inlife” Armend Dumbo dhe Megi Bilo, të cilët zbuluan se këngëtarja është shtatzënë. Gjithashtu, është mësuar se Maya do të bëhet nënë e një djali.
Ylli i muzikës popullore është e martuar prej vitesh me Beni Shuaipin, i cili është arkitekt.