Disa studiues kanë zbuluar për herë të parë forcën e intuitës së qenit. Një studim tjetër kohë më parë kishte konstatuar se si qentë e dinë dallimin ndërmjet pamjes së hidhëruar e pamjes së gëzuar të njeriut dhe ata sillen në përputhje me këtë, madje edhe nëse në mënyrë të kufizuar kuptojnë shprehjen e fytyrës.
Tani studimi është publikuar në revistën “Animal Cognition” dhe ai sqaron me detaje se si qentë e dinë kur dikush gënjen.
Për ta konfirmuar këtë, hulumtuesit, nën udhëheqjen e Akika Takaokes nga universiteti në qytetin japonez Kjoto, kanë testuar 34 qen në tri rrathë.
Në rrethin e parë u kanë treguar qenve ku është ushqimi dhe kështu arritën besimin e tyre. Në rrethin e dytë, po ata, gënjyen sepse qenve ua treguan enën e zbrazët.
Në rrethin e tretë sërish treguan enën me ushqim, por qentë nuk reaguan më dhe kjo gjë dëshmon për njëfarë shkalle mosbesimi ose shqetësimi lidhur me rëndësinë e demonstrimit.
Marrë nga//ATSH
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)